AlbanianSport.com 22.11.2014 09:25
ASNN – Sulmuesi kosovar Besart Berisha e ka fituar sfidën me ish-skuadrën e tij, “Brisbejn Roar”, për të cilën luajti tri vite.
Skuadra aktuale e Berishës, “Melbërn Viktori e mposhti “Roar”-in të premten, në kuadër të javës së 7-të të Kampionatit Australian të Futboll, me rezultatin 1-0.
Melbërn Viktory fitoi falë një autogoli që u shënua pas një goditjeje me kokë të Besart Berishës.
Ai luajti tërë ndeshjen për skuadrën që renditet e dyta me 15 pikë, tri më pak se kryesuesja Përth Glori.
Berisha sërish ishte figurë qendrore në këtë ndeshje. “Brisbejn Roar”-in Besart Berisha e ka udhëhequr drejt dy titujve të kampiones së Australisë.
Për Brisbejnin, që prej minutës së 62-të, luajti edhe futbollisti tjetër shqiptar, Mensur Kurtishi.