AlbanianSport.com 24.05.2015 17:55
ASNN – Besart Berisha vazhdon te jetë në qendër të vëmendjes në Australi. Sulmuesi shqiptar i Melburn Viktori, i cili fitoi këtë sezon “Premier Plate” (vendi i parë në kampionatin e rregullt) dhe “Grand Final” (kampion në “Ligën A”) vizitoi Shkollën Fillore të Baluijnit Verior në Melbërnin lindor.
Rreth 400 fëmijë ishin të pranishëm në bisedën e ngrohtë më Besart Berishën, të cilët nuk i kursyen pyetje ndaj yllit shqiptar, të konsideruar si një nga sulmuesit më të mirë të “Ligës A” në dekadën e fundit. Nuk mungoi edhe një foto me fëmijët, madje aty nuk munguan dhe të dy trofetë.
Ndërkohë, mediat konfirmuan dje faktin se ai është duke udhëtuar drejt Kosovës, ku dhe pritet të kalojë një pjesë të pushimeve të tij deri në 10 korrik. Duhet theksuar se trajneri i Kombëtares kuqezi, Xhovani De Biazi, e ka kërkuar disa herë me fanellën kuqezi, por Berisha e ka refuzuar për shkak të largësisë gjeografike.