AlbanianSport.com 28.05.2015 08:55
ASNN – Sulmuesi shqiptar dhe ish-futbollisti i Kombëtares, Besart Berisha kaloi një tjetër edicion të shkëlqyer në kampionatin australian, duke fituar titullin “kampion” me Melbërn Viktori.
Në një artikull të sajin, faqja “Foxsports.com.au” shkruante: “Ndërkohë që disa klube janë dalluar me firmosjen e lojtarëve të huaj të shkëlqyer të tillë si Tomas Broih dhe Besart Berisha, ka ende vend për të nënshkruar me emra të mëdhenj, për të bërë edhe më tërheqëse garën”.
Njëri nga këta emra parashikohet të jetë Didier Drogba, i kërkuar nga Sidnej FC, që është pikërisht skuadra të cilin e mposhti Melbërn Viktori në finalen e madhe, ndërsa Besart Berisha shënoi golin e parë në fitoren 3-0 dhe u shpall “kampion”.