Legjionarët/ Berisha & Qaka, kualifikim bindës, por zhgënjim për Bakajn

Share Button

AlbanianSport.com 03/08/2018 17:30

ASNN – E enjtja ka qenë një ditë e mbushur me emocione të përziera për 3 futbollistë shqiptarë që militojnë në skuadrat e huaja dhe që marrin pjesë në veprimtarinë e dytë të futbollit kontinental të klubeve, në Ligën e Evropës. Kështu, portieri Etrit Berisha dhe mesfushori Kamer Qaka janë kualifikuar për më tej, pasi skuadrat e tyre, Atalanta dhe Steauaja e Bukureshtit, kanë triumfuar bindshëm, përkatësisht ndaj Sarajevës dhe Rudar Velenjes.

Në fakt, skuadra e gardianit shqiptar, e cila erdhi në kryeqytin boshnjak pas barazimi 2-2 në ndeshjen e parë në shtëpi, ka vijuar ta shpartallojë Sarajevën vendase, duke fituar me rezultatin e thellë 8-0, me 5 gola të shënuar në 45 minutat e para dhe 3 në të dytat.  Në turin e 3-të, skuadra e Atalantës, do të përballet me Hapoelin e Haifas, me ndeshjen e parë që do të luhet në Itali më 9 gusht 2018 dhe atë të kthimit në Izrael një javë më pas.

Ka patur minuta edhe për Qakën në fitoren 4-0 të Steauasë ndaj sllovenëve të Rudarit, teksa edhe ndeshjen e parë rumunët e kishin fituar 2-0 në fushë të huaj. 23-vjeçari ka hyrë në fushë në minutën e 59-të, teksa Steauaja kryesonte 2-0. Rumunët do të ndeshen me Hajdukun e Splitit në turin tjetër. Ndërkohë, skuadra e Elis Bakajt, Shahtjori i Soligorskit, e ka çuar në shtesë sfidën me Leh Poznanin, pasi të dy 90-minutëshat ishin mbyllur me të njëjtjat shifra 1-1.

Por aty është mundur me dy gola të pësuar në minutat 94 dhe 118. Bakaj është zëvendësuar në minutën e 64-t nga Laptev, i cili vijoi të shënonte golin e barazimit të përkohshëm.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh