AlbanianSport.com 28.01.2015 17:15
ASNN – Bekim Bala është përshtatur shumë shpejt me ekipin e tij të ri, HNK Rijeka në Kroaci. Sulmuesi i Kombëtares ka disa ditë që stërvitet me ekipin që renditet në vendin e dytë në kampionatin kroat, ndërsa është aktivizuar edhe në takimet miqësore.
“E kam parë në takimet e zhvilluara në kampionat dhe në kupat e Evropës dhe më ka lënë mbresa, – ka thënë futbollistit kuqezi i HNK Rijekës. – Unë besoj se në pjesën e dytë të sezonit do të ecim akoma më mirë.”
“Unë do të mundohem të jap më të mirë duke shënuar gola, pasi kjo është arsyeja që jam këtu”, – ka shtuar Bekim Balaj, i cili ka firmosur një kontratë 2 vjet e gjysmë, me të drejtë rinovimi edhe për 2 vite të tjerë.
Ndeshja e parë në kampionat për HNK Rijekën pas mbylljes së fazës së pare është ajo ndaj Hajdukut të Splitit, më 7 shkurt 2015. Kjo është një mundësi për sulmuesin shkodran që të debutojë me ekipin e ri.