AlbanianSport.com 27.07.2015 07:55
ASNN – Bekim Balaj ka shkëlqyer në ndeshjen e zhvilluar dje ndaj NK Zagrebit. Sulmuesi shkodran shënoi dy gola brenda 9 minutave, në barazimin 3-3 që skuadra e tij, Rijeka, arriti në fushën e NK Zagrebit.
Balaj hapi ndeshjen në minutën e 23-të. Pas barazimit të vendasve, sulmuesi shënoi golin e dytë personal, duke kaluar sërish në epërsi Rijekën. Kjo e fundit nuk arriti të ruajë avantazhin, ndërsa në fund duhej të kënaqej me vetëm një pikë.
Për vendasit shënoi dygolëshin barazuese Boban, ndërsa për golin e epërsisë ka menduar Krovinoviç. Por nuk ka vonuar kundërsulmi i miqve, të cilët arrijnë të barazojnë shifrat 3 me 3 me anë të Bezjak.
Nuk kanë mjaftuar as minutat shtesë për të ndryshuar rezultatin, i cili mbetet 3-3, edhe pse skuadra e Balajt dhe Roshit luajti me 10 lojtarë 11 minutat e fundit të lojës pas ndëshikimit me të kuq të Radoseviçit.
Sidoqoftë, asgjë nuk e zbeh suksesin personal të Balaj, që me tre gola në tre javët e para të kampionatin kroat hedh kandidaturën e tij për “Këpucën e Artë” si golashënuesi më i mirë në këtë sezon.