AlbanianSport.com 01/12/2018 14:00
ASNN – Sulmuesi shqiptar Elis Bakaj, ishte sërish protagonist me skuadrën e tij të Shahtjorit të Soligorskit, duke shënuar golin e dytë në fitoren 4-0 që Soligorsku arriti përballë skuadrës së njohur të Minskut. Pranohet dhe në mediat bjelloruse që Bakaj është shndërruar në lider i skuadrës.
Edhe falë edhe paraqitjeve dhe golave të tij skuadra e minatorëve të Soligorskut renditet aktualisht në vendin e dytë në kampionatin bjellorus, pas skuadrës së mirënjohur Bate Borisovit, që mban vendin e parë me 9 pikë më shumë.
Ndërkohë, 31-vjeçari Elis Bakaj është shndërruar në një prej lojtarëve më të dashur për fansat e skuadrës së tij. Pas fitores së fundit, tifozët sfiduan temperaturat e ulëta dhe pak borë që kishte rënë, duke i dalë para skuadrës në rrugë dhe duke ndezur flakadanë me ngjyat e ekipit dhe duke derdhur lule për suksesin e arritur.