AlbanianSport.com 05.05.2016 12:55
ASNN – Që pritet të jetë një nga lojtarët kuqezinj më të lakuar të merkato së verës, kjo dihej, por shenjat janë për një hap të madh në karrierë. Lojtari i Kombëtares, Elseid Hysaj, është në qendër të vëmendjes së klubeve të mëdhenj dhe është pikërisht Bajerni i Mynihut po interesohet për ta transferuar atë në “Allianz Arena”.
Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane, “‘Tuttosport”, kampionët e Gjermanisë janë të gatshëm të paguajnë 20 milionë euro për të arritur një marrëveshje me klubin e Napolit për firmën e shkodranit. Dhe e gjithë kjo nuk është e ka nisur nga hiçi.
Sezoni i mirë me fanellën e Napolit ka detyruar të hënën klubin e Bajernit të Mynihut të dërgojë në stadium vëzhgues për të parë nga pranë mbrojtësin e Napolit. Hysaj mund të jetë një prej atyre lojtarëve të cilët Napoli mund t’i shesë duke përfituar të ardhura të mira financiare.