AlbanianSport.com 19.04.2016 08:45
ASNN – Donis Avdijaj ka vendosur përfundimisht që të luajë për Kombëtaren shqiptare. Sulmuesi shqiptar, Donis Avdijaj, i cili është lojtar i Shalke 04-ës, i huazuar tek Shturmi i Grazit, ka vendosur që përfundimisht të luaj për Shqipërinë.
Ai ka thënë se këtë vendim e ka marrë bashkë me familjen dhe se dëshiron të luaj për flamurin kuq e zi, pasi e ka në gjak, në zemër. “Dua të luaj për flamurin kuq e zi”, – ka thënë Avdijaj gjatë një interviste.
“E kam në gjak, e kam në zemër, – ka vijuar ai. – Për këtë punë vendos baba. Kur vendos baba, vendos baba.” Ai ka thënë gjithashtu se është i gatshëm kurdo që trajneri Xhovani De Biazi të ketë nevojë dhe nuk ka rëndësi nëse është kjo në “Euro 2016” apo për Eliminatoret e Botërorit të vitit 2018.