AlbanianSport.com 05/02/2019 16:10
ASNN – Mbrëmjen e të hënës Atalanta mundi në udhëtim Kaljarin me rezultatin 1-0, me një gol të shënuar nga Hatebur. Dhe e gjendur tashmë në kuotën e 35 pikëve, Atalanta mund të shpresojë të kjapë një pozicion që i jep të drejtën sezonin tjetër të luajë në një nga Kupat e Evropës. Në këtë ndeshje një paraqitje fantastike bënë edhe dy lojtarët shqiptarë, portieri Etrit Berisha, si dhe mbrojtësi Berat Gjimshiti.
Vlerësimi i mediave italiane ka qenë mjaft pozitiv dhe u bënë prej disa ditësh që Gjimshiti është në fokusin e mediave kryesore sportive në Itali, për shkak të peshës së rritur në mbrojtjen bergamase dhe rolin prej lideri të tij në ndeshjet e mëdha, sikurse ndodhi ndaj Juventusit një javë më parë, kur ai futi “në xhep” Kristiano Ronaldon e Juventusit, të cilët i eliminoi nga Kupa e Italisë.
“Tuttomercatoweb” e ka vlerësuar paraqitjen e mbrojtësit kuqezi “mjaft të arrirë” në fushën e lojës, sepse ai mbuloi sulmuesin kryesor të Kaljarit, Pavoleti, duke mos i dhënë asnjë mundësi shënimi. Në fakt, faqja në fjalë përmend një rast ku sulmuesi i shpëtoi mbulimit të tij, por lojtari shqiptar e bllokoi atë në tentativën e dytë. Një ndeshje ku Gjimshiti ka marrë notën 6, por në vlerësimin e saj shihet pozitiv dhe i qëndrueshëm.
“Mbulimi që i bëri Pavoletit është mbytës, thuajse nuk i jep asnjë shans të kapë topin dhe përqendrimi e ndihmon ta ketë nën kontroll sulmuesin kundërshtar, i cili e ka të pamundur të lëvizë nga mbulimi i shqiptarit, – shkruan faqja në fjalë për paraqitjen e shqiptarit. – Ka një moment kur sulmuesi i ikën, por pa pasoja kështu që Gjimshiti ka peshë në suksesin e Atalantës.”
“Po kalon një moment të mirë dhe po fuqizon pozitat e tij në formacionin titullar. Sidomos në ndeshjet e rëndësishme ai ka padyshim rol lideri dhe kjo i jep avantazhe”, shkruajnë mediat italiane në vlerësimin për mbrojtësin kuqezi të Atalantës, Berat Gjimshiti.