AlbanianSport.com 06/08/2018 20:55
ASNN – Armando Sadiku e mbyll 2018-ën edhe pa nisur sezoni. Sulmuesi i Levantes, do të mungojë për 6 muajt e ardhshëm pasi ka këputur ligamentin e kryqëzuar të gjurit të majtë e për rrjedhojë duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
Ishin ekzaminimet e thelluara të kësaj të hënë që vërtetuan atë që i frikësohej më shumë futbollisti i Kombëtares Shqiptare. 26-vjeçari u dëmtua në miqësoren me Herenvenit të shtunën e kaluar.
Mungesa e tij gjatë 6 muajve të ardhshëm do të ndihet shumë edhe në përfaqësuesen kuqezi në ndeshjet e saj në Ligën e Kombeve, që nisin në shtator. Me pak fjalë, duket se Sadiku e ka mbyllur 2018-ën përsa i përket të luajturit futbollit.