Legjionarët / Armando Sadiku firmos me Luganon, huazohet deri në qershor

Share Button

AlbanianSport.com 07.01.2017 18:55

ASNN – Zërat që qarkullonin gjatë dy-tre ditëve të fundit, tanimë janë konfirmuar. Armando Sadiku është zyrtarisht lojtar i Luganos në Superligën e Zvicrës. Sulmuesi i kombëtare shqiptare është transferuar nga FC Zyrihu tek kjo skuadër në formë huazimi deri në përfundim të sezonit. Marrëveshja përfundimtare mes palëve u arrit paraditen e kësaj të shtune, me hedhjen e firmës.

25-vjeçari kthehet kështu te skuadra ku shënoi 24 gola në 43 ndeshje për një sezon e gjysmë nga korriku i 2012-ës deri në janar të 2014-ës në nivelin e dytë të kampionatit zviceran të futbollit, që njihet si “Çellenxh Ligë”. Tek Lugano, shqiptari do të jetë nën urdhërat e trajnerit Paolo Tramexani.

Ky i fundit ishte ndihmësi i Xhovani De Biazit në Kombëtaren shqiptar dhe pikërisht në dhjetor mori zyrtarisht drejtimin e skuadrës jugore të Zvicrës. Ishte këmbëngulja e Tramexanit që ndikoi në arritjen e marrëveshjes me dy klubeve, pasi për sulmuesit shqiptar në ditët e fundit të 2016-ës këmbënguli edhe Vaduzi.

Por, siç duket, pa mundur ta mposhtë rivalitetin e Luganos. FC Zyrihu pranoi ta huazonte Sadikun për faktin se kryeson Çellenxh Ligën me 12 pikë më shumë se Ksamaksi i Nojshatelit, çka do të thotë se rikthimi në elitën e futbollit zviceran për këtë skuadër mbetet formalitet.

Gjatë pjesës së parë të këtij sezoni, Sadiku u aktivizua në 9 ndeshje, duke shënuar 5 gola, por për shkak të pranisë së disa sulmuesve cilësorë në skuadër, drejtuesit e Zyrihut pranuan ta huazonin te Lugano. Sadiku ishte shënuesi i golit historik të Shqipërinë në Evropianin e 2016-ës në Francë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh