AlbanianSport.com 23.02.2016 08:05
ASNN – Futbollisti kuqezi, Arlind Ajeti është vlerësuar si më i miri në fushë në përballjen e fundit që luajti në Serinë A.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare mori notën 7 pas ndeshjes mes ekipit të tij, Frosinones dhe Lacios, takim që u mbyll me rrjeta të paprekura.
Mediat italiane e quajtën Ajetin si “një mur” në mbrojtjen e vendasve, duke mos lejuar që Lacio të krijonte raste të pastra.
Futbollisti 22-vjeçar është përshtatur shumë shpejt që kur erdhi në futbollin italian në dhjetor të vitit të kaluar, duke u bërë titullar i padiskutueshëm në skuadrën që lufton për mbijetesë në Serinë A.