Adriatik Balla 12.07.2015 10:05
Mbrojtësi kosovar, Arbnor Fejzullahu, mund të transferohet te Karpi në Serinë A. Mbrojtësi i Partizanit, sipas gazetarit të njohur italian Xhanluka Di Marcio, i cili është i specializuar për lëvizjen e futbollistëve, pëlqehet nga drejtuesit e kësaj skuadre, që sapo është ngjitur në Serinë A.
Raportimet që vijnë nga Italia përforcojnë më shumë deklaratën e vetë 22-vjeçarit në përfundim të sfidës me Stromsgodsetin në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”, ku ai bëri të ditur se do të luajë jashtë Shqipërisë sezonin e ardhshëm.
Një transferim i mundshëm i ish-mbrojtësit të Kombëtares së Nën-21-vjeçarëve në Serinë A mund të ndodhë vetëm në rast të një ofertë të kënaqshme nga ana e drejtuesve të Karpit, që kërkojnë të ndërtojnë një skuadër të denjë mes më të mirave të futbollit italian.