AlbanianSport.com 02.08.2015 13:45
ASNN – Java e dytë e Bundesligës 2 ka dhuruar një derbi shqiptarësh, ku 1860 Mynihu e Valdet Ramës është përballur me Frajburgun e Amir Abrashit. Pas një ndeshjeje me rivalitet të lartë, në fund ka fituar Freiburgu, që ka korrur suksesin e dytë radhazi në Bundesligën 2, falë fitores 0-1 të vendosur nga goli i Petersenit me 11-metërsh, 15 minuta nga fundi.
Të dy lojtarët e kombëtares kuqezi kanë qenë në fushë. Rama është aktivizuar për 75 minuta, kur dhe është zëvendësuar, ndërsa Abrashi ka luajtur me minutazh të plotë. Në këtë takim Abrashi është ndëshkuar dhe me karton të verdhë, që është i dyti për të në po kaq javë të Bundesligës 2. Ecuria e mirë sportive do të sjellë edhe ftesën e De Biazit për ndeshjet e Kombëtares.