AlbanianSport.com 02.03.2016 15:15
ASNN – Shkëlzen Gashi merr vlerësim shumë pozitiv në prag të nisjes së kampionatit të futbollit në SHBA. Tek skuadra e tij, Kolorado Rapids, është një atmosferë tipike amerikane në këtë prag-sezoni.
Gjithçka shkon lirshëm, pa presion, edhe pse synimi është suksesi në kampionatin që pritet të nisë. Gashi ka zgjuar interesim jo vetëm për emrin, të cilin amerikanët e gjetën se është emër mali.
Sulmuesi i ardhur nga Evropa vlerësohet për cilësitë e tij si golashënues. Po ashtu, një media tepër e specializuar si ajo në Shtetet e Bashkuara nuk mund të linte jashtë vëmendjes veshjen e tij me shumë kujdes, si edhe aftësinë për të kontrolluar veten në çdo moment gjatë intervistave, apo komunikimit me shokët e skuadrës.