AlbanianSport.com 03.04.2015 12:55
ASNN – Ermir Lenjani, edhe pse ka luajtur në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Armenisë të dielën e kaluar, ka pësuar një dëmtim gjatë fitores 2-1 të Shqipërisë Armenisë në “Elbasan Arena”.
Mediat franceze raportojnë se mesfushori 25-vjeçar është kthyer te Rena i dëmtuar nga grumbullimi me kombëtaren kuqezi, ndërsa i referohen burimeve pranë klubit të Ligës 1 të Francës.
Sipas mediave franceze, Lenjani vuan një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë, por ende nuk dihet se sa kohë do t’i duhet të qëndrojë jashtë fushës, pasi klubi i Renës nuk ka specifikuar kohën e rikuperimit.
Për të mësuar diçka të tillë duhen pritur ekzaminimet e mëtejshme mjekësore, ndërkohë që spekulime të pakonfirmuara flasin se Lenjanit do t’i duhet të qëndrojë disa javë pa luajtur.
25-vjeçari, që shënoi golin e parë me Kombëtaren në atë barazim 1-1 me Danimarkën në “Elbasan Arena”, u transferua te Rena në muajin janar, duke ardhur nga St. Galeni i kampionatin zviceran.