AlbanianSport.com 17.02.2017 17:55
ASNN – Përtej një merkatoje janari, ai ka mbijetuar dhe Arlind Ajeti konfirmohet titullar te Torino edhe për sfidën shumë të rëndësishme ndaj Romës, që do të luhet të dielën, duke nisur nga ora 18:00 në Stadiumin “Olimpiko” të kryeqytetit italian.
Paraqitjet e mbrojtësit shqiptar, Arlind Ajeti në sfidat ndaj Empolit dhe Peskarës, duket se e kanë bindur, trajnerin e skuadrës, Sinisa Mihajloviç, për t’i dhënë mundësinë 23-vjecarit shqiptar të aktivizohet në vazhdimësi.
Ndaj Romës në “Olimpiko”, mbrojtësi i Kombëtares kuqezi synon të bëjë një tjetër paraqitje të mirë, pas asaj ndaj Peskarës, takim në të cilin realizoi golin e tij të parë me fanellën e Torinos.
Kjo, pasi bëhet fjalë për një ndeshje të rëndësishme, që mund të rrisë kuotat e tij për të luajtur titullar edhe me kombëtaren shqiptare në duelin e 24 marsit 2017 ndaj Italisë në Palermo.