AlbanianSport.com 23.08.2015 18:45
ASNN – Tre shqiptarë shkëlqejnë në Superligën e Zvicrës, ku gola shënuan Sadiku dhe Kryeziu, ndërsa ka patur një lojë shumë e mirë të Hykës. Jahmir Hyka, Armando Sadiku dhe Hekuran Kryeziu u bënë protagonistë në një përballje me shumë gola mes Zyrihut dhe Lucernës.
Fitoi 5-2 skuadra mike, për të cilën në fushë ishin Hyka e Kryeziu. I ndryshëm fati i Burim Kukelit që doli nga loja me karton të kuq, dhe po ashtu ai i Berat Gjimshitit që provoi humbjen e rëndë në radhët e Zyrihut. Lucerna ishte vazhdimisht në epërsi, por vendasit nuk u dorëzuan të paktën, derisa Sadiku realizoi barazimin e dytë, 2-2.
Diferencën duket e bëri kartoni i kuq për lojtarin tjetër të kombëtares shqiptare, Burim Kukelin. Ai shmangu një gol duke larguar topin me dorë, dhe shkaktoi 11-metërsh. Kur Leskano shënoi, Lucerna shfrytëzoi avantazhin në rezultat dhe atë numerik. Hyka po tregon këtë fillim sezoni se ndoshta mund të konsiderohet përsëri nga trajneri Xhovani De Biazi për të qenë pjesë e Kombëtares.
Ndërsa Kryeziu 22-vjeçar, pjesë e ekipeve zinxhir të Zvicrës, ndoshta mund të ishte i vlefshëm për përfaqësuesen. Edhe një tjetër shqiptar hyri në këtë ndeshje spektakolare. Migjen Basha, i ardhur nga Torino, luajti vetëm pak minuta për Lucernën duke bërë që në fushë të ishin gjithsej 6 të tillë.