Lala: Liga e Kampioneve, synimi i Rashicës, e ardhmja e tij vendoset shpejt

Share Button

AlbanianSport.com 15/04/2020 22:20

ASNN – Veprimtaria më prestigjioze e klubeve të kontinentit,Liga e Kampioneve, është platforma që synon talenti shqiptar i Bundesligës, Milot Rashica, ndërsa është e sigurt se ai do të largohet nga Verder Bremeni në mbyllje të këtij sezoni. Një gjë të tillë e ka konfirmuar agjenti i lojtarit të përfaqësueses së Kosovës, Altin Lala, i cila ka pohuar interesimin e shumë klubeve të mëdha evropiane për 23-vjeçarin, si dhe faktin që ai do të largohet nga “Vesershtadion”-i gjatë verës.

Në një intervistë për emisionin sportiv “Sporti në KTV” të Kosovës, Lala ka thënë se Miloti dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve në sezonin tjetër dhe pikërisht klubet e interesuara luajnë në garën më të madhe evropiane. Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë nuk pranoi të zbulonte emrat e këtyre ekipeve, por as nuk e mohoi faktin se interesohet edhe Liverpuli dhe Borusia e Dortmundit. Por Lala theksuar se Lacio nuk është midis ekipeve të interesuara, pavarsisht miqësisë që ai ka me Igli Taren.

Sipas ish-mesfushorit të Kombëtares së Shqipërisë, Milot Rashica ka bërë zgjedhjen e duhur që të luajë për përfaqësuesen e Kosovës. “Ka shumë klube të interesuara për të marr të drejtat e Milotit për sezonin tjetër, – ka thënë ai për emisionin në fjalë të “Koha TV”. – Por, për momentin, natyrisht kjo është e pezulluar. Janë disa gjëra që duhet të mbahen në mënyrë të fshehtë. Shpresojmë që, sezonin tjetër, Miloti të ketë mundësinë të luajë në Ligën e Kampioneve.”

“Kjo është tema ime dhe e Milotit për momentin, – ka vijuar Lala. – Ka pasur skuadra shumë interesante që janë interesuar për Milotin, të cilat vazhdimisht luajnë në Ligën e Kampioneve dhe janë të përshtatshme për Milotin. Për momentin, nuk mund të jap asnjë emër të skuadrave dhe besoj që do të më mirëkuptoni të gjithë, pasi nuk mund të flas në këtë kohë. Kur të arrijmë marrëveshje, sigurisht do ta kuptoni të gjithë. Besoj brenda 2-3 javësh do ta marrim një vendim dhe do ta mësoni të gjithë.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh