Laçi zbërdhyl Tiranën, bardheblutë, pa ngjyrë në humbjen 0-3

Share Button

Laci-Tirana-3-0-nisja-2015

AlbanianSport.com 22.02.2015 18:25

ASNN – Laçi ka frenuar Tiranën në ndeshjen e zhvilluar të dielën, duke i mposhtur bardheblutë me rezultatin 3-0 dhe duke bërë që lufta për kreun e renditjes të hapet plotësisht.

Në fakt, takimi më i spikatur i së dielës, i sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, praktikisht e ka vendosur gjithçka brenda 45 minutave të para.

Laçjanët kanë kaluar në epërsi në minutën e 23-të me anë të Sefgjinit, ndërsa 4 minuta para përfundimit të pjesës së parë, Sheta shënon golin e dytë për vendasit, por vijon të ndëshkohet me karton verdhë, duke e lënë fushën e lojës me karton të kuq.

Megjithatë, të dyja skuadrat do të shkojnë në dhomat e zhveshjeve me barazi numerike, pasi edhe Bulku i Tiranës do të marrë kartonin e dytë të verdhë në minutën e 3-të shtesë.

Pjesa e dytë ka parë Laçin më efikas në administrimin e epërsisë dhe Tiranën të paaftë për të thyer rezistencën vendase. Madje Laçi ka gjetur edhe golin e 3-të në minutën e 81-të, me anë të Mitrajt, duke vulosur një fitore bindëse.

Po pasdreke, Elbasani është ndeshur në Pogradec Flamurtarin, në takimin që është zhvendosur në juglindje, për shkak të punimeve për pistën e atletikës së Stadiumit “Elbasan Arena”.

Kjo ndeshje u fitua nga vlonjatët me një gol të vetëm. Po për mungesë fushe, takimi Partizani-Teuta është zhvendosur në Fier, aty ku të kuqtë kanë fituar me rezultatin 2-1, ndërsa në takimin e fundit të ditës, Vllaznia ka fituar 2-0 në Shkodër ndaj Apolonisë.

Takimi i fundit i javës së saj të 23-të, ai midis Skënderbeut dhe Kukësit, luhet të hënën, duke nisur nga ora 18:00. Pas ndeshjeve të së dielës, Kukësi dhe Tirana kryesojnë me nga 47 pikë, 3 më tepër sesa Skënderbeu i vendit të 3-të dhe Partizani i vendit e 4-t.

 

 

Kategoria Superiore

Java e 23-të

 

Të dielën:

 

Laçi – Tirana                          3-0

Shënues: Segjini 23’, Sheta 41’, Mitraj 81’

Drejtpërdrejt në RTSH

Stadiumi i Laçit

 

 

Elbasani – Flamurtari           0-1

Shënues: Buval 88’

Stadiumi “Gjorgji Kyçyku”, Pogradec

 

 

Partizani – Teuta                   2-1

Shënues: Fazliu 11’, Mazrekaj 18’(11-m.) / Nika 40’(11-m.)

Stadiumi “Loni Papuçiu”, Fier

 

 

Vllaznia – Apolonia              2-0

Shënues: Soza 48’ G. Lika 56’

Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër

 

 

Të dielën:

Skënderbeu – Kukësi          (18:00)

Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë

 

 

Renditja

Nr.       Skuadra                     N.        F.         B.        H.        Gsh-Gp          Pikë

  1. Kukësi 22        15        2          5        30-13              47
  2. Tirana 23        14        5          4        30-15              47
  3. Skënderbeu 22        13        5          4        31-10              44
  4. Partizani 23        13        5          5        21-12              44
  5. Laçi 23        10        8          5        28-15              38
  6. Flamurtari 23        9        7          7        21-14              34
  7. Vllaznia 23        9        2          12        20-25              26
  8. Teuta 23        6        1          16        21-35              19
  9. Elbasani 23        4        0          19        12-41              12
  10. Apolonia 23        2        3          18        4-38              9

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

AlbanianSport.com 15/11/2024 17:15 ASNN – Komisioni i Ligave dhe Garave në Federatën Shqiptare

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AlbanianSport.com 14/11/2024 14:50 ASNN – Pas 13 javëve të para në kampionat, pra kur janë luajtur

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

AlbanianSport.com 14/03/2024 16:20 ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

AlbanianSport.com 13/03/2024 18:25 ASNN – Drejtori Sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani, ka folur të martën

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh