AlbanianSport.com 25/08/2018 22:35
ASNN – Në takimin tjetër të së shtunës, Luftëtari do ta mbyllë në favor të tij pjesën e parë të përballjes së ndeshjes me Laçin në fushën e kësaj të fundit me një gol të shënuar nga Shkurtaj në minutën e 44-ët. Në fakt, çerekora e parë e ndeshjes do të flasë për miqtë, pasi fillimisht Shkurtaj pason për Milosavljevin në qendër, ky i fundit godet, por Selmani pret.
4 minuta më pas, në të 15-ën, Ymeraj driblon nga e djathta, pason tokazi në qendër, Shkurtaj nuk e devijon dot. Kurbinasi mundohen të reagojnë, kur Uzuni shërben për Jonuzin, ky i fundit godet fluturimthi, por topi shkon drejt e tek portierit Ruci. Në minutën e 44-t, vjen një rast per Laçin me Uzunin që rrëzohet në zonë, pretendon edhe për 11 metërsh, por kryesori fal simulimin e tij.
Kundërsulmon menjëherë te Luftëtarit me Shkurtajn që del i vetëm me Selmanin dhe shënon. Me epërsinë njëgolëshe të miqve do të mbyllen 45 minutat e para, por ato të dytat do të shohin vendasit të hedhur në sulm që në fillim, duke e goditur herë pas here, por, pa rezultat, portën e Rucit. Megjithatë, Shtubina do të barazojë shifrat në minutën e 71-të, kur do t’i vidhet bukur mbrojtjes gjirokastrite dhe do të finalizojë me sukses.
Në minutën e 87-të, ka një lojë e rrezikshme me takë të ngritur nga Xhekson dhe gjyqtari premtues, Orlando Kuka, i cili ka spikatur me drejtimin e kësaj ndeshjeje, nxjerr karton të kuq për mbrojtësin e Luftëtarit. Dhe kur mendohej se gjithçka po shkonte drejt barazimit, Gjoni godet bukur me kokë, 6 sekonda para fundit dhe shënon, duke kurorëzuar një përmbysje të pabesueshme të Laçit.