AlbanianSport.com 08.04.2015 11:40
ASNN – Gjashtë autobusë do të jenë në dispozicion të tifozerisë kurbinase, të cilët presin që ta bëjnë “zjarr”sot në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”në përballjen me Tiranën.
Katër autobusë janë vendosur nga kryebashkiaku i Laçit, Bardhi, kurse dy janë nga kryebashkiaku i Mamurrasit. Madje të gjithë do të nisen rreth orës 13:30 nga Laçi, kurse pjesa tjetër e tifozëve do të bashkohet në Tiranë në afërsi të Politeknikumit.
Kësisoj Laçi kërkon të përsëri historinë kur ka fituar Kupën e Shqipërisë më 2013-ën ndaj Bylisit, por dhe atë të vitit 1998, teksa pati eliminuar në raundin çerekfinal Tiranën. Ndaj të gjithë kanë bërë thirrje: Äsnjë mungesë, drejt Tiranës…