AlbanianSport.com 12.12.2015 18:55
ASNN – Jane luajtur te shtunen tre takime te javes se 16-te te Kategorise Superiore te Kampionatit Kombetar te Futbollit. Ndeshja Laci-Kukesi, e cila u transmetua nga RTSH dhe ajo Partizani-Bylis, u mbyllën ne barazim 1 -1, ndersa Vllaznia ka fituar 2- 0 ndaj Terbunit.
Laçi-Kukësi është mbyllur në barazim 1-1. Nga një pikë për secilën skuadër që nuk sjell asnjë ndryshim në renditjen e kategorisë superiore. Kukësi mbetet në vendin e katërt me 27 pikë, ndërsa Laçi, me 19 pikë, pozicionohet në vendin e 6-të. Në Stadiumin e Laçit ndeshja ka nisur e shpejtë dhe disi e tensionuar nga ana e të dyja skuadrave.
Por, megjithë përpjekjet 45 minutat e para mbyllen në barazim 0-0. Me fillimin e pjesës së dytë është Xhejms që kalon Laçin në epërsi në minutën e 47-të. Kukësi nuk pajtohet me këtë rezultat dhe krijon rrezik në portën e vendasve. Por goli i barazimit do të vinte në minutën e 86-të.
Hasani gjuan mjaft bukur me të djathtën brenda zonës duke e çuar topin në rrjetë. Kjo sfidë u transmetua drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Në ndeshjen tjetër Vllaznia ka fituar 2-0 me Tërbunin. Ndërsa ndeshja e luajtur në orën 17:00, ajo midis Partizanit dhe Bylisit është mbyllur në barazim 1-1.