AlbanianSport.com 08.02.2015 15:55
ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit luan sot 4 prej takimeve të javës së saj të 21-të. Duke nisur nga ora 14:00, Kukësi ka qenë mysafir në Laç për t’u përballur me skuadrën vendase, në ndeshjen që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Kuksianët kanë kaluar të parët në epërsi, në minutën e 25-të, me anë të kroatit Pero Pejiç, por vendasit kanë barazuar shifrat 15 minuta më pas, me anë të Metos. Në barazim 1-1 do të mbyllet pjesa e parë, ndërsa në të dytën, është sërish Meto që shënon për laçjanët, duke shënuar golin e dytë personal dhe duke firmosur fitoren e skuadrës së tij me rezultatin 2-1.
Po në orën 14:00 është luajtur edhe ndeshja tjetër, ku Elbasani ka pritur në fushën e vet Teutën, duke fituar me një gol të vetëm, të shënuar në minutën e 77-të. Ndërkaq, duke nisur nga ora 17:00, luhen dy ndeshjet Vllaznia-Tirana dhe Flamurtari-Apolonia. Java e 21-të mbyllet të hënën, me takimin e orës 18:00 midis Partizanit dhe Skënderbeut. Pas këtyre ndeshjeve, renditjen e Kategorisë Superiore e kryeson Kukësi, me 44 pikë, i ndjekur nga Tirana me 41 dhe Skënderbeu e Partizani, me nga 40 pikë secila.
Kategoria Superiore
Java e 21-të
Të dielën, 8 shkurt 2015:
Elbasani – Teuta 1-0
Shënues: Lamçja 77’
Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan
Laçi – Kukësi 2-1
Shënues: Meto 40’, 69’ / Pejiç 25’
Drejtpërdrejt në RTSH
Stadiumi i Laçit
Vllaznia – Tirana (17:00)
Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër
Flamurtari – Apolonia (17:00)
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë
Të hënën, 9 shkurt 2015:
Partizani – Skënderbeu (18:00)
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Kukësi 21 14 2 5 27-13 44
- Tirana 20 12 5 3 27-12 41
- Skënderbeu 20 12 4 4 30-10 40
- Partizani 20 12 4 4 19-8 40
- Laçi 21 8 8 5 22-14 32
- Flamurtari 20 6 7 7 16-14 25
- Vllaznia 20 8 2 10 18-21 23
- Teuta 21 6 1 14 19-30 19
- Elbasani 21 4 0 17 12-38 12
10. Apolonia 20 2 3 15 4-34 9