AlbanianSport.com 26.02.2016 18:00
ASNN – Në seancën e djeshme stërvitore, pas rikthimit të Mustafës të martën, me grupin është bashkuar edhe sulmuesi Enco Malindi, që prej disa ditësh ka punuar i diferencuar. Duket se problemet me tendinat për të kanë përfunduar e gjendja e tij do të vlerësohet nga stafi teknik që do të vendosë nëse do të luajë apo ajo.
E rëndësishme është që lojtari tashmë nuk ka probleme e duhet të garojë së bashku me shokët për një vend në formacion, apo për të pasur minutat e tij në përballjen me Vllazninë. Pas largimit të sulmuesit Xhejms Adeniji, reparti sulmues i kurbinasve është përfaqësuar nga Nimani e Cetkoviç.
Ndërkaq, është aktivizuar edhe Mitraj, siç ndodhi ndaj ballshiotëve, apo i riu Lushnikja në sfidën në shtëpi me Tiranën. Tashmë alternativë stafin teknik do të jetë edhe Enco Malindi. Ndërkohë, janë 3 ish-lojtarë të Vllazninë, që janë aktualisht pjesë e Laçit, por të që të shtunën luajnë kundër kuqebluve.
Midis tyre veçohet mesfushori Valdano Nimani, i cili doli nga ekipet zinxhir të shkodranëve, por që pjesën më të madhe të karrierës e ka zhvilluar pikërisht me bardhezinjtë, portieri Miroslav Vujadinoviç, që u bashkua me Laçin verën e shkuar, e Olsi Gocaj që këtë sezon u bë pjesë e kurbinasve.