Laçi / Duro i trembet lodhjes: Tirana, ende “kampione” në fuqi

Share Button

AlbanianSport.com 20/03/2021 13:25

ASNN – Skuadra e tij kryeson renditjen e Kategorisë Superiore, e shkëputur dy pikë në krye të renditjes, për të dielën pren në fushën e vet Tiranën, një skuadër, që, qoftë edhe për kortezi, trajneri Shpëtim Duro e vlerëson “si kampione në fuqi”. Duke folur në prag të duelit me bardheblutë, ai ka theksuar se e konsideron shumë të rëndësishme që kurbinasit ta kalojnë me sukses këtë duel të vështirë në shtëpi. Sigurisht, shqetësim për trajnerin mbetet lodhja fizike, pasi Laçi luajti 120 minuta në ndeshjen e Kupës kundër Partizanit në mesjave.

“Gjendja e skuadrës është e mirë në aspektin psikologjik, pasi jemi kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë dhe njëkohësisht jemi në pozita të mira edhe në kampionat, – ka pohuar trajneri i kurbinasve. – Ka dy ditë që ka përfunduar ndeshja e Kupës dhe ka qenë një ngarkesë jashtëzakonisht e madhe, është ndjerë në këto ditë. Kemi bërë stërvitje të lehta, rikuperuese, këto dy ditë. Kemi probleme, ka shumë futbollistë që janë të ngarkuar apo edhe të dëmtuar si Nuabueze, i cili nuk do të jetë kundër Tiranës.”

“Normalisht lodhja është shqetësim, pasi ishin 120 minuta lojë, – ka vijuar ai. – Patjetër ka ndikim. Shqetësim janë mungesat, Nuabueze nuk do të jetë përsëri. Fatkeq gjithë vitin, pasi gjatë periudhës që unë kam drejtuar ekipin, më shumë nuk ka luajtur. Kemi Xhixhën, i cili pas 3-4 javësh do të jetë në stol, por nuk është ende në maksimumin e tij. Këto janë problemet, por të shikojmë nesër alternativat që kemi. Do të mundohemi të bëjmë maksimumin në këtë ndeshje. Tani çdo ndeshje është e rëndësishme, akoma edhe më shumë ndaj Tiranës që është “kampione” në fuqi.”

“Fitorja do të na jepte pa diskutim moral dhe besim për vazhdimësinë deri në fund të kampionatit, – ka pohuar 61-vjeçari. – Tirana është skuadër “kampione” në fuqi, ka lojtarë cilësorë dhe me përvojë, ka bërë një investim serioz, por më shumë ka ndërhyrë në merkaton e janarit. Do ta respektojmë si Tirana që ka emrin dhe si kampione në fuqi. Ajo që kemi më tepër është se jemi në pozita më të mira në kampionat dhe kemi kaluar në gjysmëfinale të Kupës, ndryshe nga ata që janë eliminuar. Këtë kemi në favor, kurse si skuadra do shikohet në fushën e lojës kush ka diçka më shumë.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh