Kushta: Panuçi, i madh si lojtar, por, si trajner… Kombëtarja, kohë krize (III)

Share Button

AlbanianSport.com 29/01/2019 16:15

ASNN – Në një intervistë për gazetën “SOT”, ikona e futbollit vlonjat dhe atij kombëtar, Sokol Kushta, thotë se futbolli shqiptar nuk ekziston, ai s’ka as bazat infrastrukturore e as organizimin e klubeve për të qenë i shëndetshëm. Kushta shtron disa pyetje të cilat mbeten pa përgjigje, sepse institucionet përkatëse dhe FSHF-ja janë vetëkënaqur pa bërë llogaritë ku i shpie kjo situatë. Dhe sipas Kushtës, situata është e rëndë, klubet kanë vetëm emrin dhe ka një paqartësi rreth të ardhmes që e bën të zymtë vazhdimësinë.

Duke filluar që të hënën, AlbanianSport.com po jua sjell këtë intervistë në 3 pjesë dhe sot është pjesa e dytë.

 

..vijon nga dje..

 

– Po, ju keni të drejtë, sepse edhe Luftëtari është futur në këtë listë hetimi…

– Pra, dalim po në pikën e parë, që i gjithë futbolli shqiptar është me probleme, ai nuk ekziston. A nuk është dhe Gjirokastra pjesë e kësaj skeme? A nuk ka qenë më parë edhe Dinamo, Tirana e të tjerë? Të kuptohemi, UEFA nuk ka probleme vetëm me ne, sepse kanë dhe ata mëkatet e tyre, por kur ka shkuar çështja deri atje sa edhe ata ta dinë se çfarë bëhet në futbollin shqiptar, atëherë si mund ta kuptojmë ne këtu që në stadiumin e Kavajës ngrihen mijëra vetë e bërtasin “u shit, u shit”? Jo vetëm në Kavajë, po a nuk ka ndodhur në shumicën e impianteve tona ky fenomen? Prandaj e ritheksoj, ky është realiteti sot në futbollin shqiptar, kush nuk e pranon punë për ta. E di, unë jam bërë si “delja e zezë”, por realiteti është i tillë dhe unë do ta them realitetin ashtu siç është. Nuk më pëlqen që i turren të gjithë Flamurtarit, por situata duket e vështirë. Raporti me Bashkinë është i keq, biznesmeni (Idrizi) ka të drejtë. Aksionet duhet të shiten, por që ato të shiten duhet që të dalë ligji për sportin, që të dalë ligji duhet miratuar në parlament, pra një zinxhir hallkash që hajde merre vesh si fillon e si mbaron. Duhet sqaruar një herë e mirë kjo puna e presidentëve. Pa më thuaj, a ka ndonjë president të derdhë para kot? Pastaj, kjo historia e aksioneve: 70% i ka ky e 30 % i ka ai. Po çfarë janë këto shifra, ç’janë këto përqindje, nga vijnë, kush i ndau? Cili klub ka pronë në Shqipëri? Se bota nuk është kështu si futbolli ynë, kaotik. Ne themi klub i madh këtu, por asnjë klub nuk ka pronë, kanë vetëm emrin.

 

– Keni qenë për shumë vite zemra e kuqezinjve dhe deshëm një mendim tuajin për shortin e Kombëtares në Eliminatoret e Evropianit 2020. De Biazi ka ndezur paksa atmosferën, duke thënë se ai vetë ka pasur një short më të vështirë dhe ia doli. A kemi shanse të shkojmë sërish në Evropian? Dhe, së dyti, a mund t’ia dalim me këtë trajner (Kristian Panuçin)?

– Kam luajtur me Kombëtaren nga viti 1980-1997, duke e mbyllur si kapiten dhe golashënues i saj. Natyrisht, të gjithë duam një skuadër përfaqësuese të denjë e me arritje. E vërteta është se këto dy vjetët e fundit më vinte turp ta shihja këtë skuadër. Ngado që ta shohësh ishte për turp. Më vjen turp, gjithashtu, kur dëgjoja futbollistë që ishin ftuar në Kombëtare të falënderonin këtë e atë se i kishin bërë ftesë apo që u kishin dhënë mundësinë të vishnin bluzën kuqezi. Histori qokash. Unë realisht nuk e di kë kemi Kombëtare në këtë moment. Desha të bëj një krahasim me Mançester Junajtid, ku erdhi një trajner i madh (Murinjo) por kur munguan rezultatet e “fluturuan”. Por unë më shumë shoh probleme me skuadrën. Unë nuk njoh lojtarët, a njihni ju ndonjë prej tyre, përveç atyre që dihen si Strakosha e ndonjë tjetër? Kanë ardhur 60 futbollistë, por unë nuk zgjedh dot me emra as 15 prej tyre. Drejtimi? Kemi një trajner qesharak. Thotë kam qenë lojtar i madh, kam fituar kupa e kampionate etj. Po mirë more i ke fituar, i madh ishe, por nuk bën si trajner. Sipas mendimit tim, detyra e tij është të jetë kokulur, të jetë modest dhe të punojë me grupin. De Biazi u ka lënë “dopio 6”-n në dorë me Evropianin, se këta e kanë të vështirë ta kapin. Ne jemi ekip i vogël, nuk jemi Italia që i kalon shpejt krizat. Megjithatë, kemi lojtarë plot, ka elementë të talentuar plot, por është detyrë e strukturave administrative të Federatës dhe stafeve të Kombëtareve t’i gjejnë, t’i angazhojnë, t’i seleksionojnë si duhet, një detyrë që nuk ka funksionuar. Këta shkojnë e nuk i gjejnë dot, plus që i mërzisin kur bëjnë zgjedhje.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh