Kushta: Kombëtarja sot, moderne, profesioniste & jep besim për kualifikim

Share Button

Sokol-Kushta

Adriatik Balla 11.05.2015 16:10

Përveç miqësores së veteranëve me Gjermaninë, Sokol Kushta ka komentuar cilësinë futbollistike midis dy periudhave dhe shanset e mëdha të Kombëtares aktuale, e drejtuar nga trajneri Xhovani De Biazi, për një vend në Evropianin e ardhshëm “Francë 2016”.

Për ish-futbollistin e Kombëtares, progresi është i dukshëm, ndërsa ka rezerva për punën që bëjnë klubet, veçanërisht presidentët në drejtim të organizimit normal dhe mbështetjes së të rinjve.

Madje ai ka vërejtje dhe për cilësinë e garës, pavarësisht se pranon që disa ndeshje kanë qenë të bukura, me spektatorë dhe me nivel cilësor. Ja pjesa e dytë e intervistës së tij për “SOT”, që AlbanianSport.com ju sjell sot:

 

– Duke bërë një krahasim brezash, mendoni se Kombëtarja e tanishme është më e mirë se ajo ku keni luajtur vetë?

– Nuk është e lehtë të bëhet krahasimi midis dy periudhave të ndryshme kohore, me specifika të veçanta. Janë disa faza, siç qe ajo e 1997-s, e cila i shkëputi lidhjet dhe ca gjëra që ishin bërë u dëmtuan, ose mbetën në vend. Sporti është shteti, sa më i fortë dhe i organizuar, aq më cilësi ka. Brezi i vitit 1996 kishte elementë, por në ato vite kishte shumë probleme. Sot ka ndryshuar, këto probleme janë tejkaluar dhe ndryshimi është i prekshëm. Kombëtarja merr shumë mbështetje dhe lojtarët shtohen. Ka organizim, ka prurje dhe progres. Në atë periudhë mezi mblidheshin lojtarët. Trajneri u lutej lojtarëve që të vinin, pra s’mund të krahasohet periudha e tanishme me atë të mëparshme, se ishte kohë sakrificash. Nëse në atë periudhë trajneri u lutej lojtarëve, sot janë lojtarët që i luten trajnerit t’i marrë në konsideratë. Kombëtarja e tanishme e De Biazit është moderne, profesioniste dhe ngjall besim edhe për kualifikim. Pra, sa i takon Kombëtares, arritjet janë të dukshme.

 

– Ju kam pyetur dhe herë tjetër për vendimin që mund të marrë CAS-i (Këshilli i Arbitrazhit Sportiv në Lozanë). Del në fund të këtij muaji dhe nuk është pak i rëndësishëm. A luan rol në vazhdimësinë e garës?

– Çfarëdo vendimi të marrë CAS-i, unë kam bindjen time të thellë që ne na takonte trepikëshi. E them këtë pasi unë isha dhe konstatova diskriminim, paragjykim, padrejtësi dhe në këtë kuadër ndihem shumë i zhgënjyer. Ndihem i zhgënjyer sepse me tjetër standard u sollën ndaj përfaqësueses ruse në Mal të Zi, e me tjetër standard u sollën me ne dhe kjo më shqetëson shumë. U bënë veprime të paligjshme, antisportive dhe na takon të marrim drejtësi. Për mendimin tim, veprimet e Dukës dhe të Federatës në tërësi kanë qenë të drejta e pozitive. Duke u ankuar deri në CAS, ne po kërkojmë të vëmë drejtësinë në vend dhe kjo më mjafton. Lobi serb, me atë trekëndëshin e vjetër që e dimë, është i fuqishëm, por ne do të insistojmë.

 

– Meqë flasim për Kombëtaren, a kemi shanse kualifikimi? Të mos harrojmë janë katër ndeshjet më të forta deri në fund. Mendon se mund t’ia dalim?

– Unë vetë nuk arrita si lojtar ta plotësoj ëndrrën për të shkuar në Evropian, prandaj jam me besim dhe shpresoj që kjo skuadër ta realizojë këtë. Ne duhet ta heqim këtë “pengesë”, këtë të keqe, pasi, nëse shkojmë në Evropian, në të ardhmen do ta kemi më të lehtë. Ekipet e mëdha janë bërë të tilla se kanë fituar, i kanë kaluar pengesat. Mund ta bëjmë edhe ne. Që nga viti 1982, jemi më afër se kurrë një kualifikimi. Optimizmi im bazohet tek rezultatet e skuadrës dhe loja e grupit. Sot këta lojtarë kanë shansin që ne të tjerët nuk e patëm dhe mund ta bëjnë ëndrrën realitet.

 

– Mos harrojmë, luajmë ndaj Danimarkës ndeshjen e radhës zyrtare, më pas ndaj portugezëve e më pas presim serbët, për ta mbyllur me Armeninë. Gjithnjë e kemi nisur mirë, Armeninë. Gjithnjë e kemi nisur mirë, por ju edhe vetë e dini se e mbyllim keq…

– Nuk duhet të dalim nga binarët, duhet të qëndrojmë në pozita të forta në grup, duke ruajtur këtë ritëm. Mua më mjafton edhe një fitore ndaj Serbisë, ose dy barazime. Të mos marrim përpara, duke thënë mundim këtë e mundim atë, se po t’i kishim fituar të gjitha ndeshjet, atëherë ia kalonim edhe Brazilit. Megjithatë, ky ekip jep shpresë sepse ka lojtarë të mirë, të cilët luajnë të gjithë jashtë, janë mësuar me emocionin dhe dinë të luajnë futboll cilësor. Dikur kishim shumë presion, kurse këta lojtarë duke luajtur në liga të forta nuk e kanë atë presion dhe kjo është pozitive. Prandaj kam shumë besim se këtë herë mund t’ia dalim.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh