Kurora e më të mirës së Superiores, një “tango” për 5 “fillestarët” e stolave?!

Share Button

AlbanianSport.com 04/01/2019 18:05

ASNN – 5 trajnerë në kërkim të titullit të parë, historia e pazakontë e një kampionati ku ligjin e bëjnë “fillestarët”. Ky sezon i Kategorisë Superiore po shfaqet interesant në disa drejtime. Padyshim, elementi më domethënës është rivaliteti i spikatur për kreun, pasi në skenë nuk është më i vetëm Skënderbeu, “pushtuesi” absolut i kampionatit prej shtatë vjetësh, por janë 6 skuadra që synojnë titullin dhe diferenca midis vendit të parë që mbahet nga Partizani me 37 pikë dhe Flamurtarit të vendit të 6-të me 28 pikë, është vetëm 9 pikë.

Në një kampionat ku formula e garës i përplas rivalët disa herë me njëri-tjetrin, rivaliteti për titull bëhet i koklavitur. Një nga elementët më domethënës të këtij kampionati janë teknikët e rinj. Janë 5 nga 6 trajnerë që ndodhen në garën për titull, që nuk e kanë fituar asnjëherë trofeun kryesor të kampionatit. Shumica trajnerë të rinj që duan të lenë gjurmë dhe të shtojnë në karrierën e tyre, përveçse si futbollist, edhe si trajner, një gur suksesi. Kështu, Skënder Gega është shpallur “kampion” si lojtar por si trajner ka eksperiencë vetëm me përfaqësuesen e 21-vjeçarëve.

Gega synon me Partizanin titullin e parë në rolin e trajnerit dhe për të kjo përvojë është mjaft domethënëse dhe njëherësh me shumë përgjegjësi. Trajneri i dytë në radhë është Armando Cungu, ish-futbollist i suksesshëm tek Vllaznia, por edhe trajner i suksesshëm tek Kukësi. Megjithatë, pa titull “kampion” si trajner. Shkodrani Cungu do të synojë titullin në këtë përvojë të dytë në krye të skuadrës verilindore. Dhe ka shanse të mira, nisur dhe nga lëvizjet që ka bërë klubi. Trajneri i 3-të në radhë, duke iu referuar pozitave të skuadrave në renditje, është Bledi Shkëmbi.

Ka pak përvojë, vetëm me Lirinë e Prizrenit në Kosovë gjatë një sezoni, por këtë edicion, në krye të Teutës ka treguar maturi, forcë dhe pasion, dhe jo rastësisht Teuta e tij ndodhet në vend të 3-të me 32 pikë. Edhe Teuta e Shkëmbit është pretendente për titull dhe është meritë e trajnerit korçar që ka këtë ecuri. Në vend të 4-t është Laçi, një skuadër që ka ndryshuar disa trajnerë dhe tani së fundmi ka në krye Besnik Prengën. Ish-futbollisti i disa skuadrave, ai ka një përvojë fare të shkurtër si trajner në Shqipëri, por ka aftësi menaxheriale që i ka shpalosur në kampionatin kroat.

Sinjalet e një suksesi të pritshëm i dha me ekipin kurbinas që në verë, kur eliminoi Anorthosisin e Famagustas së Qipros. Edhe Prenga synon trofeun e parë në karrierën teknike me të rriturit. Në një kampionat ku ka shumë “fillestarë”, pse të mos shpresojë titullin? I 5-ti në radhë është Skënderbeu, me 30 pikë, po aq sa Laçi i vendit të 4-t. Edhe në krye të skuadrës korçare është një trajner i ri. Orges Shehi vari “këpucët dhe dorezat në gozhdë” si futbollist dhe si portier, por i veshi si trajner. I mungon përvoja, por jo sharmi i fituesit, pasi është shpallur disa herë “kampion” si lojtar.

Javët e fundit skuadra korçare po kalon një krizë, origjina e së cilës duket e errët, por përflitet për një paqartësi që jep vendimi i pritshëm i Gjykatës Sportive të Lozanës. Gjithsesi, Shehi ka treguar në këtë pjesë të parë të sezonit se është trajner me intuitë, sidomos sa i takon skemave taktike dhe motivimit të grupit. I vetmi në grupin e skuadrave pretendente për titull që ka eksperiencë dhe ka shijuar trofetë dhe sukseset është Ilir Daja i Flamurtarit. Ka dalë kampion me Elbasanin, Dinamon dhe Skënderbeun dhe është nga trajnerët më të mirë në Shqipëri.

Por ka më pak shanse se “fillestarët” që të fitojë titullin këtë sezon. Gjasat janë maksimale që titullin e këtij edicioni ta fitojë një trajner i ri, gjithmonë nëse nuk ndodh ndonjë surprizë me shkarkime trajnerësh apo ndryshime të orës së fundit që janë tipike për klubet shqiptare.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh