Kur thirrja nëpër ekipet përfaqësuese shndërrohet në “mallkim” për klubet

Share Button

AlbanianSport.com 31/03/2022 17:55

ASNN – Dinamo humbet Simonin, Partizani me 3 lojtarë në dyshim për Kupën, të tjerët “mbijetojnë”. Kanë që të shumtë klubet e Superiores që kanë patur futbollistë të grumbulluar me Kombëtaren apo Shpresat kuqezi, por edhe me përfaqësueset e Kosovës apo vendeve të tjera.  Dhe ndonëse thirrja në Kombëtare supozohet të jetë një moment krenarie për futbollistët, por edhe për klubet, por për këto të fundit është shpesh edhe shkak për dhimbje koke.

Kështu ka ndodhur për shembull për Dinamon, që në prag të sfidave shumë të rëndësishme me Egnatian dhe Kastriotin, vendimtare për mbijetesën pasi janë dy rivalët direktë, ka humbur portierin Simon Simoni për shkak dëmtimi. Lezhjani 17-vjeçar pësoi një dëmtim në gju me Shpresat e Shqipërisë gjatë pjesës së dytë të ndeshjes me Anglinë dhe doli nga fusha e lojës, duke alarmuar drejtuesit e Dinamos. Parashikimi është se Simoni do të qëndrojë minimumi një muaj jashtë fushave.

Por gjasat janë që ta ketë mbyllur që tani sezonin. Vendin e tij do ta zërë Romeo Harizaj, i cili gjatë sezonit është alternuar në formacion me lezhjanin. Ndërkaq, edhe Partizani është në një pozitë të ngjashmem teksa në stërvitjen e radhës në shërbim të gjysmëfinales së Kupës ndaj Vllaznisë, trajneri Dritan Mehmeti i kishte të gjithë në dispozicion, përveç Tedi Carës dhe Albion Markut, të grumbulluar me Shpresat e Shqipërisë.

Arinaldo Rrapaj, i cili pësoi një tërheqje muskulore në grumbullimin e Nën-21-vjeçarëve kuqezi, ishte i pranishëm në seancë, por nuk u stërvit me grupin. Rivalja tjetër kryeqytete, Tirana, nuk kishte kështu problemesh, teksa vetëm Erjon Hoxhallari ishte i grumbulluar me Kombëtaren kuqezi e portieri Visar Bekaj me përfaqësuesen e Kosovës, por asnjeri nuk u aktivizua në të dy miqësoret e fundmarsit. Bardheblutë kishin të grumbulluar lojtarë edhe në Shpresat e Shqipërisë, por, për fatin e tyre, nuk patën asnjë dëmtim dhe janë të gatshëm për ndeshjen e radhës në kampionat.

Ndërkaq, golashënuesi më i mirë i Laçit, Saliu Guindo, është grumbulluar nga përfaqësuesja e Malit dhe ka munguar në seancat stërvitore në periudhën e fundit. Guindo debutoi në ndeshjen e parë ndaj Tunizisë, ku hyri si zëvendësues në fund, por jo në ndeshjen e kthimit mes dy përfaqësueseve afrikane. Kjo ka bërë që ai të mungojë për kurbinasit në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë përballë Teutës.

Edhe Skënderbeu, Kukësi dhe Egnatia e Rrogozhinës kishin lojtarë të grumbulluar me Shpresat dhe përfaqësuesen e Nën-21-vjeçarëve të Kosovës, por të gjithë tashmë janë gati.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh