Kur sporti me natyrën mposhtin paragjykimet & mentalite të ndryshkura

Share Button

Xhimi-Begeja

Nga Xhimi Begeja* 20.01.2014 23:40

Nuk kishte si të shkonte më mire kur bjeshkatarë e alpiniste të dy vendeve, Serbi e Shqipëri, krijojnë një aktivitet domethënës dhe argëtues për të ngjitur Malin e Dajtit, thjeshtë pa pagesë burokratike dhe pa paragjykime. Secili me xhepin e tij për aq sa i takon, por dhe miku pritet siç i ka hije kur vjen mik në shtëpinë e tij. Dhe mikpritjen e Shoqatës “Dajti Alpino-Turistik” e ndjeu edhe Shoqata serbe e bjeshkëtarëve dhe alpinistëve “Kukavica” e qytetit Leskovac.
Grupi me në krye kryetaren Dushanka Vaskovic, të shoqeruar nga bjeshkëtarë të shoqatës “Ostrovica ” të Preshevës, me kryetar Bajram Sadriu, një 72-vjeçar që me një çantë prej 18 kg iu ngjit malit të Dajtit (maja e Tujanit) deri në majë si një djalë i ri, arriti në vendin tonë. Pikërisht kryetari Sadriu jep shembull mbresëlënës, që tashmë kam vendosur t’i vë vizën pseudo-trajnerëve alpinist me barkun tek buza. Vendosëm që këtë të diel të bënim Malin e Dajtit nga itinerari i Gurorës në mes të një shiu, që gjatë gjithë ditës nuk na u nda.
Por me një kënaqësi të veçantë i gjithë grupi, prej gati 30 bjeshkëtarë e alpinistë nga të gjitha moshat 12, 13, 15-vjeçare e deri tek simboli 72-vjeçarit, bertitëm zik zakun e alpinistëve, pimë çajin e nga një mollë na doli për të filluar zbritjen. Gjatë zbritjes, ku frymëmarjen e ke më normal, diskutuam për kënaqësitë që jep natyra e problemet që po hasim për ta mbrojtur atë, ku dhe në Serbi ka filluar të behet alarmante. Folëm për ngjitje të ndryshme dhe eksperienca, por kur ngacmonim njëri-tjetrin me dronin vetëm qeshnim.
Qeshnim pa pushim si një absurditet qe sporti nuk ka pse ta vuajë. Nuk folëm për bindje, nuk folëm për politikë, nuk folëm për lajme, as për fetë. Secili ka bindjen dhe fenë e tij, aq më tepër kur që nga e hëna e deri në të premten dëgjon lajme dhe largon nga ekrani atë që nuk të pëlqen. Pra jemi njerëz si të gjithë, serbë dhe shqiptarë. Nuk u ngjitëm të ndarë, por bashkë. Nuk bëmë gjë tjetër vetëm se respektuam e uruam njëri-tjetrin me qytetari dhe edukatë.
Atje ku pas një dite të mrekullueshme u ndamë të përlotur për të qenë në të ardhmen jo më 30, por 300 bjeshkëtarë e alpinistë. Kjo është natyra me sportin e alpinizmit, bashkon dhe nuk ndan njerëzit, mposht paragjykime dhe mentalitete të rrënjosura prej vitesh.

* Kryetari Shoqatës “Dajti Alpino-Turistik”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Duka për “SportItalia”: Nuk do të ishte çudi nëse Shqipëria kalon grupin (III)

Duka për “SportItalia”: Nuk do të ishte çudi nëse Shqipëria kalon grupin (III)

AlbanianSport.com 06/03/2024 22:05 ASNN – Intervista për “SportItalia”, Presidenti Duka: “Asllani,

Duka për “SportItalia”: Gjimshiti, një lider, presim kthimin e Kumbullës (II)

Duka për “SportItalia”: Gjimshiti, një lider, presim kthimin e Kumbullës (II)

AlbanianSport.com 06/03/2024 20:15 ASNN – Intervista për “SportItalia”, Presidenti Duka: “Asllani,

Duka për “SportItalia”: Asllani, një “Modriç” i vogël, në rrugën e duhur (I)

Duka për “SportItalia”: Asllani, një “Modriç” i vogël, në rrugën e duhur (I)

AlbanianSport.com 06/03/2024 17:30 ASNN – Intervista për “SportItalia”, Presidenti Duka: “Asllani,

Peshëngritje / Reagon Rilind Hysa, pohon problemet me analizën e tij

Peshëngritje / Reagon Rilind Hysa, pohon problemet me analizën e tij

AlbanianSport.com 23/02/2024 22:35 ASNN – Peshëngritësi i Teutës, Rilind Hysa, ka treguar për RTSH

Stadiumi “Adem Jashari”, nisin punimet, këtë herë shpresohet të përfundojnë

Stadiumi “Adem Jashari”, nisin punimet, këtë herë shpresohet të përfundojnë

Marrë nga “Koha” 12/02/2024 21:15 ASNN – Nisin punimet në “Adem Jashari”, stadiumi pritet të hapet

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh