Kur Ligji i Sportit më shumë ndryshohet, sesa zbatohet…

Share Button

artan-shytaj-zyre

Nga Artan Shytaj 17.11.2016 10:45

Po diskutohet shumë për ndryshimet e radhës në ligjin aktual të sportit, ndryshime që ishin premtuar të bëheshin shumë kohë më parë, të promovuara që në fillimin e qeverisjes së kësaj mazhorance, si shpëtimtaret e “derexhesë” së sportit kombëtar. Fakti që për më shumë se tre vite vazhdoi të përdorej ligji që kishte shkaktuar “derexhenë”, ose tregon se derexheja e sportit nuk është për faj të ligjit, ose se për të korrigjuar “derexhenë”, nuk është shqetësuar njeri…

Ndryshimet që propozohen meritojnë fillimisht të përshëndeten për finalizimin e një impenjimi institucional që, megjithëse duhej të ishte bërë shumë më parë, përsëri arriti në “finish” si ai maratonisti që e mbaron garën, pasi fituesit kanë bërë dush e janë veshur… Por ndryshimet që propozohen nuk mund të marrin vlerësim pozitiv, pavarësisht dashamirësisë, pasi, në kuadër të nevojës së riparimit të defekteve ekzistuese në të, nuk i zgjidhin problemet, por i lënë siç janë apo i përkeqësojnë ato.

Ndryshime te propozuara nuk japin përgjigjen e duhur për strukturën e klubeve sportive ne Shqipëri, marrëdhëniet e tyre ne pushtetin lokal dhe institucionet publike. Nuk ka përmirësim të situatës kaotike aktuale, por komplikim të saj të mëtejshëm, duke hedhur hapa në drejtim të kundërt të shkëputjes së pushtetit qendror apo lokal nga menaxhimi i klubeve sportive. Gabimi i bërë në ndryshimet e vitit 2005, që e duan edhe shumësportëshin shoqëri tregtare, jo vetëm s’është korrigjuar, por thelluar më shumë.

Pronësia e mjediseve sportive, një tjetër defekt i krijuar me ndryshimet e vitit 2008, nuk është korrigjuar, duke lënë potencialisht mundësinë që fatin e pronave të Klubit Partizani ta pësojë çdo ambient apo terren në sportiv në Shqipëri. Privatizimi i ambienteve sportive, neni 31, duhet hequr urgjentisht nga ligji i sportit. Gjykata sportive jo vetëm që nuk është institucionalizuar siç duhet, por vazhdon t’i lihet në juridiksion një organizate sportive si KOKSH-i.

Një organizatë e cila, me një këmbëngulje absurde, vazhdon të mos regjistrohet në gjykatë duke shkelur Ligjin e Sportit, Kodin Civil, Ligjin për OJF dhe Preambulën e Kartës Olimpike. Si mundet që organizimin e gjykimit sportiv ta menaxhojë një organizatë e paregjistruar në gjykatë, pra që vetë nuk zbaton ligjin?! Kjo situatë e bën realisht të paligjshëm çdo vendim që është marrë nga KAS deri tani, për aq kohë sa nuk ekziston një vendim gjykate për këtë regjistrim.

Gjykata Sportive, që do të funksionojë edhe si Arbitrazh, kur t’i kërkohet duhet të jetë plotësisht e pavarur, të funksionojë nëpërmjet procedurave të përcaktuara nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nëse duam që konfliktet e sportit, të cilat do të jenë gjithnjë e më të mprehta, të zgjidhen drejt. Mund të ketë edhe shumë “yçkla” të tjera që në ligj duhen korrigjuar apo që ndryshimet e propozuara i kanë theksuar. Ndaj do të ishte mirë që të ndalojmë dhe reflektojmë.

Që të mos merremi me ndryshime të reja në të ardhmen, sepse nëse ka një ligj që më shumë është ndryshuar se sa është përdorur, në këto 20 vite të ekzistencës së tij, ai është Ligji i Sportit…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh