Kur kombëtarja e Shqipërisë luante me uniformat e kundërshtarëve (Video)

Share Button

Danimarke-Shqiperi-4-0-blu

Marrë nga ABC News 31.01.2016 08:45

Demollari: “Tani kuqezinjtë kanë mundësi të shkojnë larg në “Euro 2016”. Kombëtarja e Shqipërisë do të paraqitet në Euro 2016 me uniformat e reja, por futbollistët e sotëm ndoshta nuk e dinë që vetëm dy dekada më parë, lojtarët zbritën në fushë me fanellat e dyta të kundërshtarëve. Ish-futbollisti dhe ish-trajneri i përfaqësueses, Sulejman Demollari, thotë se gjërat janë ndryshe tani, dhe se skuadra e Xhovani De Biazit ka mundësi të shkojë larg në “Euro 2016”.

Ndërkohë, Shqipëria do të prezantohet me uniformat e saj të reja në “Euro 2016”. Zgjedhja e ngjyrave dhe detajeve të fanellat e përfaqësues shqiptare patën një ndikim pozitiv te tifozët, ndërsa futbollistët e përfaqësueses kuqezi nuk do të kenë asnjë zili ndaj kolegëve të tyre të tjerë evropianë. Gjerat kanë ndryshuar, por teksa qëndronin ulur e ndiqnin ceremoninë, disa prej ish-futbollistëve të historisë së kombëtares duhet të kenë kthyer në mendje kohën, kur skuadra s’kishte as uniforma për të zbritur në fushë.

Dhe kjo kohë nuk është e largët. Në vitin 1993, gjatë sfidës në Kopenhagen kundër Danimarkës në eliminatoret e Botërorit 1994, përfaqësuesja shqiptare luajti me uniformën e dytë të ekipit danez, me ngjyra blu dhe të bardha, me motivin e njohur danez të kallëzave të grurit. Në fushë atë ndeshje ishte edhe Sulejman Demollari. Disa prej lojtarëve të tanishëm të kombëtares nuk kishin lindur, të tjerë ishin shumë të vegjël, dhe e kanë të vështirë ta besojnë diçka të tillë.

Ata kanë kushtet që shumë prej futbollistëve të brezave të shkuar nuk i kishin. Për këtë, sipas Demollarit, edhe mundësitë që ata të shkojnë larg në finalet e “Euro 2016”-ës janë më të mëdha. I pyetur se nëse sheh veten të një prej lojtarëve aktualë të kombëtares, Sulejman Demollari zgjodhi Ergys Kaçen si futbollistin që i ngjason më shumë në fushën e lojës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh