Gjergj Vyshka 18.10.2014 07:05
Ballshiotët luajnë të enjten ndeshjen e kthimit me Tiranën dhe kanë kërkuar këtë ndryshim. Bylis-Dinamo do të luhet të dielën në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit. Ky është lajmi që ka dhënë administratori i bluve, Ismet Saliaj, ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit ia ka komunikuar bluve këtë ndryshim pas kërkesës së ballshiotëve.
Ka ndodhur kjo, pasi Bylisi të enjten do të luajë ndeshjen e kthimit të Kupës së Shqipërisë me Tiranën në “Selman Stërmasi”, atje ku shpreson që të bëjë dhe surprizën, edhe pse e ka humbur takimin e parë dy javë më parë në Ballsh 0-1.
“Na lajmëruar dhe ne ramë dakord, – thotë administratori i bluve, Ismet Saliaj, – duke qenë se do të kemi më tepër kohë për ta përgatitur këtë ndeshje”.
Dhe e gjithë kjo shtyrje për të dielën, ndërsa Dinamo nuk është në Kupë, teksa ballshiotët kërkojnë surprizën, në një kohë që të gjitha ndeshjet e grupit të Jugut luhen të shtunën, mund të sjellin dhe një paragjykim nga të tjerët.
Megjithatë Dinamo do të kërkojë shanset e veta për t’u shkëputur dhe më nga rivalët e tjerë.