Kupa e Shqipërisë luan aktin e parë të gjysmëfinaleve, dy rezultate në kontrast

Share Button

AlbanianSport.com 02/07/2020 22:40

ASNN – Veprimtaria e dytë e futbollit në vend, Kupa e Shqipërisë, ka mbyllur të enjten aktin e parë të gjysmëfinaleve, duke dhuruar edhe një rezultat të papritur në njërin çift, por duke lënë gjithçka të hapur në çiftin tjetër. Kështu, në takimin e luajtur në mbrëmje në Stadiumin “Elbasan Arena”, është mbyllur në barazim pa gola dueli i parë i përballjes gjysmëfinale midis Kukësit dhe Teutës.

Pavarsisht përpjekeje të shumta nga ana e të dy skuadrave, asnjë prej tyre nuk arriti ta gjejë rrugën e rrjetës. Në fakt, ka qenë, sikundër edhe pritej, një lojë e luftuar më së shumti në mesin e fushës ndërsa nuk munguan as pretendimet për 11-metërsh, por të hedhura poshtë nga gjyqtari i ndeshjes. Kështu, finalisti që do të dalë nga ky çift do të përcaktohet në sfidën e kthimit, që do të luhet pas dy javësh në Stadiumin “Niko Dovana”.

Vlen të theksohet se 3 minutat shtesë të kohës së rregullt, durrsakët i luajtën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të mbrojtësit Kuro. Më herët, në takimin e zhvilluar në Ballsh, përkundër pritshmërie, Bylisi ka fituar me përmbysje në sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë përballë Tiranës, duke ngadhënjyer në shtëpi me shifrat 2-1.

Një përmbysje në dukje e thjeshtë për ballshiotët, por që ngjall dyshime të shumta, duke patur parasysh se Tirana pati deklaruar se nuk do të lëshojë në asnjërin nga të dy frontet ku po lufton këtë sezon, e për më tepër, teksa kaloi e parë në epërsi. Pjesa e parë u fitua nga bardheblutë me rezultatin 0-1, me golin e shënuar nga Hasani në minutën e 20-të.

Ndërkohë, në pjesën e dytë të ndeshjes, loja e skuadrës së trajnerit Emanuel Egbo u shthur totalisht, duke pësuar 2 gola mjaft të thjeshtë, të realizuar nga i njëjti autor, Murataj, i cili shënoi fillimisht në minutën e 65-të dhe pastaj përmbysi shifrat në favor të vendasve 13 minuta më pas. Në sekondat e fundit të lojës, Bylisi kishte shansit e artë për të shënuar edhe golin e tretë, por Goxhaj gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh