AlbanianSport.com 06.04.2016 18:45
ASNN – Veprimtaria e dytë e futbollit në vend, Kupa e Shqipërisë, luan sot ndeshjet e para të gjysmëfinaleve dhe Laçi ka marrë një fitore minimale, por mjaft të vyer në takimin e parë ndaj Skënderbeut. Kjo ndeshje u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Takimi i parë i çiftit tjetër gjysmëfinal, Flamurtari-Laçi, do të luhet në Vlorë, duke nisur nga ora 19:00.
Laçi ka marrë një fitore minimale, por mjaft të vyer në takimin e parë të gjysmëfinales së parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Skënderbeut, duke treguar edhe një herë pretendimet e saj për të mbrojtur trofeun e fituar sezonin e shkuar në veprimtarinë e dytë të futbollit shqiptar. Takimi i së mërkurës, i luajtur në Stadiumin e Laçit, nuk ka arritur të ngrihet dot në nivelin e pritshëm kur ndeshen me njëra-tjetrën fituesja në fuqi e Kupës me kampionen në fuqi dhe kryesuesen e kampionatit.
Për rrjedhojë, pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura, edhe për shkak të një golin të anuluar për pozicion jashtëloje të Laçit. Ndërsa pjesa e dytë ka nisur praktikisht me gol, pasi vendasit, që me anë të Cetkoviçit, i cili është ndihmuar edhe nga një devijim i mbrojtjes korçare, kanë gjetur epërsinë. Dhe kurbinasit do ta ruajnë këtë epërsi, edhe pse janë detyruar t’i luajnë 20 minutat e fundit të kohës së rregullt, pas daljes me karton të kuq të Vuthajt.
Përfundimisht, Laçi fiton me rezultatin 1-0 dhe shkon në ndeshjen e kthimit, që luhet pas dy javësh, më 20 prill, me gjysmën e punës së kryer. Takimi i parë i çiftit tjetër gjysmëfinal, Flamurtari-Laçi, do të luhet në Vlorë, duke nisur nga ora 19:00.