AlbanianSport.com 09/11/2020 07:55
ASNN – Përcaktohen 16 duelet e veprimtarisë që po vjen drejtpërdrejt në Rrjetin e RTSH-së. Një nga ekskluzivitetet e spikatura sportive të Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar është edhe Kupa e Gjermanisë në futboll. Dhe të dielën në mbrëmje është hedhur shorti i turit të 32-shes, duke përvijuar një numër betejash interesante. Kupa e Gjermanisë, një nga ekskluzivitet e spikatura sportive të Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar, ka hedhur shortin e turit të saj të 3-të, apo thënë ndryshe, turit të 32-shes, duke përvijuar disa përballje interesante.
Natyrisht, më interesante janë përballjet midis ekipeve të Bundesligës së parë dhe në këtë tur do të jenë 3 të tilla. Shtutgarti do të presë në fushën e vet Frajburgun, Eintrahti i Frankfurtit viziton finalisten e mundur të sezonit të shkuar, Bajer Leverkusenin, ndërsa Augsburgu përballet me Lajpcigun. Ndërkaq, interesante janë edhe 8 përballjet midis nivelit të parë dhe të dytë të Bundesligës. Aty ku fituesja në fuqi, Bajerni i Mynihut, është mysafir në fushën e Holshten Kilit, ndërsa një tjetër pretendente për këtë trofe, Borusia e Dortmundit, është gjithashtu mysafire në fushën e Eintrahtit të Braunshvajgut.
Hanover 96-ta, tanimë në nivelin inferior të Bundesligës, pret Verder Bremenin në një tjetër takim interesant. Ndërkaq, janë edhe dy përballje midis nivelit të 4-t të Kampionatit Gjerman të Futbollit, Regional-ligës dhe Bundesligës, aty ku Ulmi pret Shalke 04, ndërsa Borusia e Mënshengladbahut viziton Elversbergun. Dy përballje të tjera janë midis Bundesligës së 3-të dhe asaj të dytë, ndërsa njëra është midis Regional-ligës dhe Bundesligës së dytë, ku Rot-Vajs Eseni pret në shtëpi Fortunën e Dyseldorfit. Ndeshjet e turit të 32-shes së Kupës së Gjermanisë luhen më 22 dhe 23 dhjetor 2020.