AlbanianSport.com 12/04/2019 13:55
ASNN – Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut (CONMEBOL), ka mbajtur Kongresin e saj të 70-të në Rio de Zhaneiro. Gjatë punimeve të tij janë diskutuar ndryshimet e formatit të Kupës së Amerikës, si dhe ku do të zhvillohet ajo në 2020. Fillimisht, për të pranishmit është shfaqur një film për legjendën e futbollit, brazilianin Edson Arantes do Nashimento, i njohur si shkurt si “Pelé”.
Presidenti i CONMEBOL-it, Alehandro Domingezit ka folur për mungesën e Pelesë në punimet e këtij kongresi. “Për fat të keq, sot “Mbreti” Pele nuk mund të jetë me ne për shkaqe shëndetësore, – tha ai. – Megjithatë ne e falënderojmë atë për çdo gjë që ka dhënë në futbollin amerikanojugor. Jemi me të në këto ditë të vështira dhe i urojmë shërim të shpejtë.”
Më pas është vendosur që Kupa e Amerikës në 2020 të zhvillohet në Argjentinë dhe Kolumbi. Për herë të parë në epokën moderne ky turne do të zhvillohet në dy vende. “Formati i Kupës së Amerikës do të ndryshojë vitin e ardhshëm, – tha kreu i organizmit që qeveris futbollin amerikanolatin, duke folur mbi këtë çështje. – Do të jenë 12 skuadra. 6 do të luajnë në Kolumbi dhe 6 të tjera në Argjentinë.”
“Unë besoj se kjo do të jetë Kupa më e mirë e historisë së futbollit në Amerikën e Jugut” – përfundoi Domingezi. I pranishëm në këtë Kongres ka qenë edhe presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino. Ai është shprehur se Kupa e Amerikës që zhvillohet këtë vit në Brazil, do ta ndihmojë këtë shtet në rritjen e ekonomisë.