AlbanianSport.com 11/01/2019 10:10
ASNN – Biletat për Kupën e Amerikës, që do të bëhet në Brazil në qershorin e ardhshëm kanë dalë në shitje. Janë mbi një milion bileta në tërësi, që organizatorët kanë nxjerrë në shitje për një nga veprimtaritë më të vjetra ndërkombëtare, që do të organizohet në 6 qytete braziliane, nga 17 qershori, deri më 7 korrik 2019. Shitjet e biletave kanë nisur që të enjten. Çmimet shkojnë nga 16-242 dollarë amerikanë, në varësi të fazës së veprimtarisë dhe kategoria e hyrjes.
Kjo veprimtari rikthehet në Brazil pas 30 vitesh. Herën e fundit ishte në vitin 1989, kur Brazili fitoi titullin e tij të 4-t të kampiones së kontinentit amerikanolatin, duke mposhtur Uruguajin në Stadiumin mitik “Marakana”. “Të gjitha qytetet do të presin të paktën një ndeshje, që do të thotë që tifozët vendas do të kenë një shans për të ndjekur një shumëllojshmëri të madhe të ekipeve dhe fazave të konkurrencës”, – tha Tiago Januzi, anëtar i Komitetit Organizativ të Kupës së Amerikës 2019.
Ndërsa Kafuja, ish-futbollisti brazilian, dy herë fitues i Botërorit në 1994-ën dhe 2002-shin, tashmë ambasador i kësaj veprimtarie tha: “Kam bindjen se stadiumet do të jenë plot, do të zhvillohen ndeshje të bukura dhe shpresojmë që Brazili do ta bëjë publikun të çmendet duke parë të luhet futboll i madh”. Duke parë skandalin financiar që përfshiu drejtuesit e sportit në Brazil pas dy veprimtarie madhore, Lojërave Olimpike të 2016-ës dhe Kampionatit Botëror të 2014-ës, tashmë organizatorët e Kupës së Amerikës kanë vendosur që ky turne të financohet 100% me burime private.