Armenia / Shalondë: Rëndësi ka fitorja, jo e ardhmja ime si trajner (Video)

Share Button

Bernard-Shalonde

AlbanianSport.com 28.03.2015 20:35

ASNN – Trajneri i Armenisë, Bernard Shalondë, e ka vlerësuar Kombëtaren kuqezi dhe punën e bërë nga homologu i tij, Xhovani De Biazi. “I kam parë të gjitha ndeshjet e Shqipërisë, – ka deklaruar ai gjatë konferencës për shtyp dhënë sot pasdite në mjediset e Stadiumit “Elbasan Arena”. – Në miqësoren me Italinë, isha i pranishëm dhe në stadium, por kam parë dhe shumë video në “You Tube”.”

“Shqipëria ka shumë lojtarë që luajnë në Zvicër, njoh mirë Canën, Gashin dhe Xhakën, – ka vijuar Shalondë. – De Biazi ka ndërtuar një skuadër të mirë, ku forca e ekipit është grupi i bashkuar. Por nuk do të firmosja për barazim, pasi në pozitat që jemi na duhet fitorja dhe pikërisht për 3 pikët do të zbresim në fushën e lojës. Prandaj sfida e së dielës do të jetë një takim mjaft i luftuar, ku do të kërkohet fitorja nga të dyja skuadrat.”

Sikundër De Biazi, edhe Shalondë ka deklaruar se formaconin do ta zbulojë vetë para takimit”. Ndërsa duke folur për yllin armen të skuadrës gjermane të Borusias së Dortmundit, Henrikh Mkhitarjan, trajneri i Armenisë ka theksuar se futbollisti është mirë dhe mund të luajë titullar. Shalondë është pyetur edhe mbi atë që, nëse humb me Shqipërinë, do të jepte dorëheqjen trajneri i Armenisë.

“Unë jam trajneri i Armenisë sot, por edhe nesër, por, më e rëndësishme se kjo është që të fitojmë ndeshjen dhe të kualifikohemi për 2016”, – ka deklaruar ai gjatë konferencës së sotme për shtyp. Kështu, lidhur me të ardhmen e tij, trajneri zvicerian i armenëve është shprehur se tani mendon vetëm për futbollin, ndërsa ka theksuar se e ardhmja e tij nuk ka rëndësi.

Më pas, skuadra e Armenisë ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Stadiumin “Elbasan Arena”, ku do të luhet edhe takimi i së dielës. Ekipi i Armenisë ka mbërritur këtë pasdite në qytetin e Elbasanit, ku nën masa të rrepta sigurie, ekipi është shoqëruar në mjediset e stadiumit “Elbasan Arena”, për t’u stërvitur për ndeshjen që do të zhvillohet të dielën mes Armenisë dhe Shqipërisë.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh