AlbanianSport.com 14.06.2016 10:20
ASNN – E gjithë vëmendja e sportdashësve është përqendruar tek pjesëmarrja e Shqipërisë në Evropianin “Francë 2016”, por kjo nuk do të thotë se futbolli në vend po hesht. Përkundrazi, ai po “luhet”, ndonëse në një shkallë modest, “pa top”, domethënë, në frontin e merkatos. Kështu, pas vetëm një sezoni me Vllazninë, Polizoi Arbri është larguar dhe ka firmosur zyrtarisht për Kukësin.
Mbrojtësi i krahut të djathtë bëhet përforcimi i dytë i skuadrës verilindore në merkaton kësaj vere pas sulmuesit të talentuar Sindrit Guri. Pasi nënshkroi kontratën që do ta lidhë me Kukësin për dy sezonet e ardhshme, 27-vjecari u prezantua në mjediset e klubit verilindor nga Drejtori i Përgjithshëm, Dritan Dervishi, i cili mund të cilësohet edhe vetë si “përforcim i merkatos së verëts.
Mbrojtësi beratas zhvilloi në total 19 ndeshje me skuadrën shkodrane gjatë kampionatit të fundit, duke realizuar dhe 1 gol, pikërisht atë ndaj Tiranës në datën 25 tetor të 2015-ës. Pasi i hodhi firmën mbi kontratë, Arbri udhëtoi së bashku me pjesën tjetër të skuadrës së Kukësit drejt Sllovenisë, vend në të cilin verilindorët do të zhvillojnë një minifazë përgatitore përpara ndeshjeve të turit të parë eliminator të Ligës së Evropës.