Kukësi / “Urdhri i dytë anulon të parin”, Gjici fal Rexhinaldon, por me kusht

Share Button

AlbanianSport.com 30/01/2019 17:30

ASNN – Historia e përplasjeve Gjici-Rexhinaldo ka gjasë të na dhurojë në këtë pjesë të dytë të sezonit lajme më shumë sesa fituesi i vërtetë i trofeut të kampionatit. Kjo për shkak të situatës që po kalon skuadra verilindore dhe padurimit të presidentit të Kukësit, Safet Gjici, për të fituar medoemos titullin në Kategorinë Superiore. Ditën e martë Gjici kishte vendosur që Rexhinaldo të pezullohej dhe si masë ndëshkimore kishte propozuar që mozambikasi të stërvitej me Kukësin B.

Një urdhëresë e tillë ishte fyerje për lojtarin, i cili disa shkëndija “dashurie” për Partizanin kishte kohë që i kishte dhënë dhe këtë “tradhti” Gjici nuk e falte lehtë. Situata u bë e vështirë, por Rexhinaldo duket se ka gjetur një mënyrë për të dalë nga situata. Ai ka shkuar në zyrën e Gjicit bashkë me familjen e tij dhe numri 1 i klubit verilindor ka bërë prapa-kthehu, duke nxjerrë një urdhër të dytë për Rexhinaldon. Dhe, duke ditur që urdhri i dytë e shfuqizon të parin, i bie që Rexhinaldo të kthehet në radhët e skuadrës së trajnerit Armand Cungu.

Situatën e spjegon vetë Gjici në një qëndrim për mediat. “Rexhinaldo më erdhi së bashku me familjen dhe realisht më vendosi në pozitë, – shprehet Gjici për mediat televizive, – vendosa ta fal për këtë herë edhe sepse më erdhi së bashku me familjen. Pas bisedës që zgjati mbi 1 një, i komunikova se sjellje të tilla nuk do të tolerohen më. I kërkova edhe familjes ta ndihmojë në këtë pjesë, ndërsa Rexhinaldo më premtoi se nuk do të përsëriten këto situata.”

Problemi i vërtetë është se Rexhinaldo ka kuptuar që sulmuesi i parë është bërë Vasil Shkurtaj, gjë që nxjerr mozambikasin në plan të dytë. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer sulmuesit afrikan që ka nisur të ngrejë zërin. Por ngritja e zërit përballë Gjicit nënkupton që duhet të kalosh nga skuadra e dytë për ca kohë, si masë penalizuese “riedukuese”. Kur palët po humbasin të dyja në këtë formë, atëherë vjen dhe një nismë e tillë që i jep fund përplasjes, të paktën përkohësisht. Që Rexhinaldo nuk shkon me Shkurtajn në sulm e ka pranuar indirekt edhe trajneri Cungu.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh