AlbanianSport.com 18.01.2017 22:25
ASNN – Kukësi, “kampioni i dimrit” në Kategorinë Superiore, e ka mbyllur fazën përgatitore në Antalja dhe është kthyer tashmë në Tiranë. Të martën, skuadra verilindore ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në tokën turke.
Trajneri Ernest Gjoka ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës atje, ndërsa ka pranuar se tashmë fillon faza më e vështirë e kampionatit. Kështu, Kukësi u ka dhënë fund përgatitjeve në Antalia.
Gjatë qëndrimit 12-ditor atje, skuadra verilindore ka zhvilluar 20 seanca stërvitore dhe 3 ndeshje miqësore. Trajneri Ernest Gjoka ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në Antalja.
Ndeshjen e parë në fazën e tretë të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Kukësi do ta luajë ndaj Vllaznisë. Gjoka ka pranuar se tani fillon pjesa më e vështirë e kampionatit.
Kukësi i mbylli dy fazat e para në krye të renditjes së Kategorisë Superiore, me 36 pikë, një më tepër sesa Partizani i vendit të dytë, duke u shpallur “kampion i dimrit”.