Kukësi-Skënderbeu, si finale e parakohshme, Pejiç: Skuadra, e para

Share Button

Flamurtari-Kukesi-0-1-Pejic-2014

Gjergj Vyshka 08.04.2015 08:00

Kukësi-Skënderbeu, pa i hequr rëndësinë çiftit tjetër të turit gjysmëfinal, Tirana-Laçi, cilësohet nga të gjithë specialistët dhe sportdashësit si finalja e parakohshme e Kupës së Shqipërisë. Kukësi dhe Skënderbeu ishin binomi më i bukur i kampionatit shqiptar në dy sezonet e fundit, teksa në këtë aktualin janë sërish aty për të garuar për titullin së bashku me Partizanin dhe Tiranën. Kampionët dhe nënkampionët e vendit në dy vitet e fundit, përveçse janë në garë për të qenë në krye, shorti i ka vendosur përballë edhe në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Të dyja skuadrat regjistrojnë sulmin më të fortë sezonal, por mbi të gjithë qëndron Pero Pejiç. Kroati, që një vit më parë u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit me Skënderbeun, duket në të njëjtën rrugë edhe sezonin aktual. I vetëdijshëm për peshën që ka në skuadër, Pejiç vendos mbi gjithçka suksesin e skuadrës se sa atë personal. “Ndeshje e vështirë për mua, sepse Skënderbeu është ekip i mirë, – ka deklaruar ai. -Nuk e di për golat borxh që mund të kem ndaj skuadrave të mëdha, por e rëndësishme është të fitojë ekipi.”

“Më mirë të kalojmë dhe të fitojmë Kupën se sa të shënoj unë dhe të humbasim”, shton kroati. Pejiç dhe goli janë në një marrëdhënie të shkëlqyer, por kroati ka hasur vështirësi për t’i shënuar skuadrave pretendente të sezonit. Duke përjashtuar një gol ndaj Partizanit, kroati nuk i ka shënuar ende Tiranës dhe Skënderbeut, që do ta ketë përballë në sfidat e Kupës. Ky fakt nuk duket se e shqetëson 32-vjecarin, që golin e vlerëson njësoj ndaj çdo kundërshtari duke shpresuar që në fund të fitojë dhe trofeun kryesor në vend.

“Nuk kam presion, – ka deklaruar ai. – Nuk e kam problem që i shënoj Laçit dhe jo Tiranës e Skënderbeut. Për mua goli është njësoj. E rëndësishme për mua është të marrim kampionatin, pastaj gjithçka do të jetë super. Personalisht jam i lumtur, pasi kam shënuar 24 gola”. Pejiç përmend kampionatin përpara sfidës së parë gjysmëfinale të Kupës. “I pari është kampionati, pastaj do të hedhim sytë në të dyja frontet”, ka përfunduar kroati që ka luajtur në disa ekipe në vendin tonë, madje dhe duke qenë kampion me ta.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

AlbanianSport.com 13/03/2024 18:25 ASNN – Drejtori Sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani, ka folur të martën

(Video) Hidhet shorti i gjysmëfinaleve, takimet luhet në skajet e prillit

(Video) Hidhet shorti i gjysmëfinaleve, takimet luhet në skajet e prillit

AlbanianSport.com 12/03/2024 21:10 ASNN – Kupa e Shqipërisë 2023-2024, hidhet shorti, këto janë

Shorti i gjysmëfinaleve hidhet të martën në mesditë, ndeshjet, në prill

Shorti i gjysmëfinaleve hidhet të martën në mesditë, ndeshjet, në prill

AlbanianSport.com 09/03/2024 22:10 ASNN – Kupa e Shqipërisë 2023-2024, shorti për fazën gjysmëfinale

(Video) Vllaznia, sa shumë mund për të mposhtur Erzeni, shpërthen në fund

(Video) Vllaznia, sa shumë mund për të mposhtur Erzeni, shpërthen në fund

AlbanianSport.com 06/03/2024 21:10 ASNN – Vllaznia shpërthen vetëm në shtesa. Mund Erzenin 6-1, por

Mbyllen çerekfinalet, Egnatia, Kukësi, Tirana & Vllaznia, në gjysmëfinale

Mbyllen çerekfinalet, Egnatia, Kukësi, Tirana & Vllaznia, në gjysmëfinale

AlbanianSport.com 06/03/2024 19:20 ASNN – Egnatia, Kukësi, Tirana dhe Vllaznia janë 4 gjysmëfinalistet

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh