Kukësi / Shehi “qan” barazimin me Teutën dhe Shkurtajn, por synon Tiranën

Share Button

AlbanianSport.com 02/07/2020 23:15

ASNN – Skuadra e tij nuk ka arritur ta thyejë dot Teutën në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë, të luajtur “në fushën e vet”, pra, në Stadiumin “Elbasan Arena”, duke bërë kështu që fati i biletës për në finale të vendoset në duelin e kthimit, pas dy javësh në Stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Për më tepër, trajneri i Kukësit, Orges Shehi, zbuloi se sulmuesi kryesor Vasil Shkurtaj, do të mungojë për 2-3 javë, duke humbur kështu sfidën e vështirë në kampionat ndaj Tiranës.

“Abazaj ishte i dëmtuar që me Bylisin, – ka thënë trajneri i skuadrës verilindore. – Nuk është stërvitur dy ditë. Na munguan cilësitë e tij që nga fillimi.  Pastaj për Shkurtajn, nuk është e lehtë që të dalë sulmuesi kryesor që 2 minutat e para të ndeshjes. Kur kërkon të luan poshtë dhe kundërshtari të preson lartë edhe mund të gabosh. Rasti i Teutës është nga gabimi i portierit tonë që po ai e rikuperoi. Duhet ta kishim zgjidhur edhe më mirë. Me një pas më të mirë mund të kishim bërë më mirë.”

“Unë mendoj që kemi pasur raste të pastra, sidomos pjesën e parë, – ka vijuar durrsaku i stolit të kukësianëve. – Ashtu e kishim përgatitur. Nuk konkluduam, por nuk mund të qahemi, s’kemi çfarë ti bëjmë. Edhe pse 6-7 minuta luajtëm pas sulmues kryesorë. Kemi dalë mirë të porta, por nuk kemi konkluduar. Lojtarët janë afruar me vonesë pa skuadër. Kemi pasur lojtarë jashtë që me zor i kemi futur këtu. Aspekti fizik nuk na i lejon që të bëjmë 90 minuta si 20 të parat.”

“Është e vështirë të luash pa një sulmuesi të deklaruar, – ka theksuar Shehi. – Dihen vlerat e Shkurtaj. Dëmtim që na penalizon shumë. Për 2-3 javë ose deri në fund nuk mund të kemi. Për Kuperin nuk e di çfarë dëmtimi ka, por do të improvizojmë, s’kemi ç’bëjmë. Nuk do të mendojmë vetëm për Kupën. Do të shkojmë për të fituar ndaj Tiranës. Është treni i fundit. Do të jetë e vështirë. Edhe spostimi i Abazajt në majë është pjesë e improvizimit. Jemi të pafat me dëmtimin e Shkurtajt.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh