AlbanianSport.com 07.04.2015 23:10
ASNN – Të mërkurën luhen ndeshjet e para të Kupës së Shqipërisë dhe Tirana pret në kryeqytet Laçin, ndërsa Skënderbeu është mysafir në Kukës, për t’u ndeshur me skuadrën vendase. Duke folur në prag të këtij takimi, trajneri i verilindorëve, Artim Shaqiri, ka theksuar se skuadra e tij do të luftojë për të dyja trofetë.
Kukësi pret të mërkurën Skënderbeun, në takimin e parë të vlefshëm për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, dhe kjo përballje vjen në një kohë kur të dyja skuadrat janë përfshirë në një betejë të ethshme edhe për titullin në kampionat. Aktualisht, Kukësi kryeson me renditjen me 61 pikë, një më tepër sesa Skënderbeu.
Takimi midis Kukësit dhe Skënderbeut do të luhet në Stadiumin “Zeqir Ymeri”, duke nisur nga ora 14:00.