Kukësi rikthehet tek fitorja, Apolonia zhytet në krizë

Share Button

Kukesi-gol-2014-Pejic

Gjergj Vyshka 27.09.2014 08:35

Bardhejeshilët nuk ia kanë rritur dot të frenojnë nënkampionët e Shqipërisë. Për verilindorët, të cilët kanë si objektiv 9 pikë në tre ndeshje, ka vlejtur goli i Pejiçit. Kukësi ia ka dalë të jetë fitues në Fier, ndërsa është kthyer tek suksesi pas dy humbjeve radhazi. Dy humbje, të cilat e kishin tronditur skuadrën verilindore, aq sa presidenti Safet Gjici i kishte kërkuar skuadrës përpara kësaj ndeshje tre fitore radhazi dhe nëntë pikë. Sepse vetëm kështu Kukësi mund të rikthehet tek pretendimet për të marrë titullin kampion.

Dhe me këtë ide, edhe Shaqiri e kishte zbritur në fushën e lojës skuadrën më tepër me veprime sulmuese. Sulmuesit e gjatë Periç dhe Pejiç, të ndihmuar nga pas prej Musollit e Allmuçës, si dhe nga krahët prej Hysës dhe Lushtakut, e kanë pasur më të lehtë për të depëtuar në zonën fierake. Në pjesën e parë, Apolonia është munduar të godasë me goditje dënimi me anë të Gërxhos, por Halilaj nuk është befasuar. Gradualisht Kukësi arrin të vërë ndeshjen nën kontroll, aq sa në një kundërsulm të shpejtë Pejiç i vetëm me portierin Cakoviç ia ka dalë të shënojë.

Në fakt gjërat janë bërë më të vështira për Shaqirin kur është dëmtuar mbrojtësi i majtë Smajlaj e në vendin e tij është aktivizuar Brahja. Në pjesën e dytë Apolonia përpiqet që të shohë më tepër në drejtim të portës kuksiane. Depërtimet e futbollistëve fierakë, sidomos nga krahët, i detyrojnë kukësianët që të ndërhyjnë ashpër. Dhe Meta nuk ka falur teksa e ka ndëshkuar dy herë me karton të verdhë Lushtakun, që më pas e ka lënë skuadrën me dhjetë futbollistë për shkak të kartonit të kuq. Por dhe me një lojtar më shumë Apolonia nuk ia ka dalë të godasë dhe të rrezikojë në portën kuksiane.

Sepse Halilaj ia ka dalë të kontrollojë gjithçka. Madje në një kundërsulm të shpejtë Pejiç mund të kishte shënuar përsëri. Por Cakoviç, krejtësisht i vetëm me shtatlartin e sulmit kukësian, arrin ta frenojë Pejiçin dhe nuk e ka lejuar pësimin e golit të dytë. Mirëpo nuk ka mjaftuar, sepse Apolonia ka pësuar humbjen e radhës, që e zhyt atë në vendin e parafundit. Me vetëm 4 pikë, një gol të shënuar dhe nëntë të pësuar, gjendja e fierakëve nuk duket normale.

Demiraj e ka marrë fajin përsipër për mënyrën se si ka luajtur dje skuadra ndaj Kukësit, ndërsa shpreson që të përsërisë sezonin e kaluar në fushë të huaj ndaj Elbasanit, teksa pat fituar në “Ruzhdi Bizhuta”, 4-1. Deri atëherë, Kukësi i është në ndjekje kryesuesve, kurse Apolonia duhet të shpresojë të mos qëndrojë shumë gjatë në vendin e nëntë të renditjes.

 

Apolonia – Kukësi                            0-1

Shënues: Pejiç 44’

 

Apolonia: Cakoviç, Nako (Erkoçeviç), Atanda, Prifti, Xhafa, Xhorxheviç (Dosti), Karakaçi, Naçi (Fili), Gërxho, Rajkoviç, Canka. Trajner: E. Demiraj

Kukësi: Halilaj, Malota, Dushku, Smajlaj (Brahja), Hallaçi, Musolli, Allmuça, Lushtaku, Hysa (Hoxha), Periç, Pejiç. Trajner: A. Shaqiri

Gjyqtarë: K. Meta, E. Barushi, D. Agaraj (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Atanda, Rajkoviç, Fili

Karton i kuq: Lushtaku

 

Minutat e lojës:

 

7’ Goditje dënimi për Apoloninë, Gërxho ka marrë përsipër ta ekzekutojë këtë gjuajtje të lirë, në një distancë prej 25 metrash nga porta kuksiane, por pa rezultat

42’ Pas një aksioni të shpejtë të Kukësit dhe harkimit të topit në zonën e rreptësisë fierake, qendërmbrojtësi Malota ka gjuajtur fort me kokë, por për çudi të të gjithëve jashtë katërkëndorit të mbrojtur nga Cakoviç

44’ Kukësi gjen golin e fitores, ndërsa në një kundërsulm të shpejtë, Pejiç, pas topit të marrë nga mbrojtësit e tij, që nga mesi i fushës është drejtuar për tek porta e Apolonisë dhe përballë Cakoviçit, me një gjuajtje të bukur, e ka dërguar topin në rrjetë. 0-1

62’ Rajkoviç provon të rrezikojë në portën e Kukësit me një gjuajtje nga jashtë zonës, por jashtë kuadratit të portës së mbrojtur nga Halilaj.

65’ Këmbëngul Apolonia për të barazuar rezultatin; goditje dënimi për fierakët, teksa Julian Gërxho ka gjuajtur nga një distancë e largët, por Halilaj, si një portier i sprovuar, është treguar i vëmëndshëm dhe ka pritur i sigurt.

80’ Tjetër moment i rrezikshëm në portën e Kukësit, Canka, që deri në atë kohë ka qenë në hije, ka gjuajtur fort me kokë, por topi nuk i bindet goditjes së tij dhe ka dalë jashtë.

85’ Kukësi ka pasur mundësi për të shënuar golin e dytë, ndërsa Pero Pejiç, në një kundërsulm të shpejtë, është i vetëm me portierin Cakoviç, ka gjuajtur, por mbrojtësi i portës fierake ka bërë mrekullinë dhe ka pritur i sigurt.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

AlbanianSport.com 14/03/2024 16:20 ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

AlbanianSport.com 13/03/2024 18:25 ASNN – Drejtori Sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani, ka folur të martën

(Video) Vllaznia nuk ndalet, fiton 1-0 në Korçë, tani vetëm -2 pikë nga kreu

(Video) Vllaznia nuk ndalet, fiton 1-0 në Korçë, tani vetëm -2 pikë nga kreu

AlbanianSport.com 11/03/2024 19:55 ASNN – “Lokomotiva” shkodrane vazhdon përpara. Vllaznia mund

Mbyllet e cunguar java e 27-të, ndalet Egnatia, marshon Vllaznia

Mbyllet e cunguar java e 27-të, ndalet Egnatia, marshon Vllaznia

AlbanianSport.com 11/03/2024 19:00 ASNN – Kategoria Superiore, mbyllet java e 27-të. Kukësi shtang

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh