AlbanianSport.com 27.12.2016 20:45
ASNN – “Kukësi im është si Reali Madridit. E ka mbyllur fazën e parë në vend të parë dhe pa asnjë humbje.” Kjo është deklarata e presidentit të skuadrës veriore, Safet Gjici, dhënë gjatë intervistës për Televizionin Shqiptar.
Por për të ruajtur këtë pozicion edhe gjatë fazës së dytë, pra deri në përfundim të kampionatit, duhen bërë përforcimet e duhura aty ku skuadra ka çaluar. Prandaj, sipas Gjicit, tek Kukësi, pritet të vijnë lojtarë të huaj.
Ai thotë se tani vjen edhe detyra më e vështirë, pasi të gjitha skuadrat e tjera do të bëjnë ndërhyrjet e tyre në merkaton dimërore. Në fillim të janarit Kukësi do të zhvillojë për pak kohë fazën përgatitore në Antalia.
Intervistën e plotë AlbanianSport.com do t’jua sjellë nesër.