Kukësi, Nexhipi: Të kalojmë njëherë Teutën, pastaj flasim për Tiranën

Share Button

AlbanianSport.com 26/06/2020 18:25

ASNN – Përtej përpjekjeve dhe deklaratave optimiste për të mos u dorëzuar, Kukësi duket se e ka humbur betejën për titull me Tiranën dhe kësisoj, verilindorët e shikojnë Kupën e Shqipërisë si të vetmen mundësi reale për të mos mbetur pa trofe këtë sezon. Dhe pengesa e parë e skuadrës së drejtuar nga trajneri Orges Shehi do të jetë Teuta, të cilën shorti i së premtes ia vendosi përballë në gjysmëfinale.

Dhe, duke folur menjëherë për mediat pas hedhjes së shortit të gjysmëfinaleve të veprimtarisë së dytë të futbollit në vend, drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi, e vlerësoi lart kundërshtarin e radhës, Teutën, por ngurroi të fliste për një finale të mundshme kundër Tiranës. “Tani këtë fazë gjysmëfinale, nuk ka short të lehtë, të gjitha ekipet kanë cilësi”, – deklaroi nr. 2 i klubit verilindor.

“Jemi kundër Teutës, dy ndeshje, shpresojmë të bëjmë më të mirën, – ka vijuar ai. – Tani, normalisht ne çdo vit futemi në garë për titull. Tirana është shkëputur, pavarësisht se jemi ende në garë matematikisht, është shumë e vështirë. Kështu që synojmë Kupën që të plotësojmë sado pak sezonin tonë.” Zyrtari i Kukësit nuk ka pranuar ta nënvlerësojë skuadrën bregdetare.

“Jo, nuk jemi më superiorë se Teuta, – ka këmbëngulur ai. – Ndeshjet kundër Durrësit çdo vit janë të vështira. Teuta ka lojtarë me shumë cilësi dhe do të jenë dy ndeshje shumë interesante. Presidenti nuk e ka thënë një gjë të tillë, që të fokusohemi vetëm te Kupa. Sidoqoftë, për ekipin tonë, Kupa e Shqipërisë do të jetë një trofe shtesë.”

“Si vitin e shkuar, dhe këtë vit duam ta ngremë trofeun”, – shtoi drejtuesi i klubit fitues në fuqi të kësaj veprimtarie. “Duhet kaluar Teuta për të folur për finalen, – ka theksuar Nexhipi, i pyetur për një finale të mundshme me finalen. – Normalisht, Kukësi dhe Tirana kanë dy skuadra të mira dhe do të ishte një finale e fortë. Kemi dy ndeshje, si ne si ata, kështu që të presim si do të shkojnë gjërat.”

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh